Mediat në Itali kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek krimet e kryera nga Maurizio Minghella, i cilësuar si vrasësi serial dhe i dënuar me 131 vite burg për ekzekutimin e 6 femrave. Maurizio Minghella, konsiderohet si vrasësi më i egër i historisë kriminale italiane.
Por hetimet kanë zbuluar fakte që e implikojnë Minghellan edhe me vrasjen e shtatë prostitutave të tjera.

Në mesin e viktimave, që kanë rënë pre e këtij vrasësi, janë edhe katër vajza shqiptare: Nadia Shehu 24–vjeçe, Heriona Sulejmani, 16 vjeçe, Elisa Jaku 22 vjeçe dhe Floreta Islami.
Krimet e vrasësit serial kanë ndodhur mes viteve 1996 dhe 1998 në Torino, Itali. Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Ky i fundit përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Analizat shkencore kanë identifikuar ADN-në e gjetur në këto prova materiale që i përket pikërisht Maurizio Minghella.
Në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa. Pas 18 vitesh ai u lirua nga burgu dhe u zhvendos në Torino, ku bëri edhe vrasjet e tjera.
Gratë e tjera të vrarë nga ai janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido.
Hetuesi Marco Martino vendosi të rihapë çështjen me dyshimin se ka ende gra të tjera të vrara nga Maurizio Minghella, krime që mund të mos jenë zbuluar. Dyshimet nisën pasi u zbulua vrasja e një prostitute shqiptare në vitin 1998. Bëhet fjalë pikërisht për Floreta Islamin, vrasja e së cilës u zbulua para pak kohësh. Ajo ishte mbytur me shall dhe aty ishin zbuluar gjurmë të vrasësit serial.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.8%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2451
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31