Pasi një telvotim i papritur u hap mbrëmë për të zgjedhur të preferuarin e publikut, banorët u pyetën se çfarë do donin ti thonin fansave të tyre.E pasi të gjithë falënderuan mbështetësit që i kanë votuar deri me tani, me shumicë votash, publiku vendosi që dy banorët e preferuar deri në këtë pikë të lojës janë Luizi dhe Efi.

Televotimi i papritur që u hap gjatë spektaklit,  erdhi pas një  debati mes Deas, Luizit dhe Efit, ku kjo e fundit edhe një herë  pa që  raporti i saja me Luizin nuk është më si dikur.

Efi edhe pse u zgjodh e preferuar nga publiku, u pa e mërzitur deri në  fund të  mbrëmjes.