Lëvizjet nga njëra parti në një tjetër duke filluar që nga 2005 e në vitet në vijim kanë sjellë një sërë ndryshimesh në përbërjen e partive politike. Duke filluar nga 2005 e deri në 2009 deputeti Tom Doshi ka lëvizuar nga Partia Socialiste drejt PDK e duke u kthyer sërish te e majta parlamentare.

Po ashtu është larguar deputeti socialist Petro Koçi, i cili krijoi partinë PSV`91. Në po këtë mandat të majtëve i është larguar edhe deputeti Luan Memushi, i cili kaloi me LSI.

Ndërkohë që në janar të 2008, kur u bë dhe votimi i presidentit Bamir Topi, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste sepse votuan për kandidaturën e tij, në detyrën e Presidentit të Republikës, ndonëse Sterkaj u rikthye sërish te e majta.

Pas vitit 2009 e deri më tani të majtëve i janë larguar dhe një sërë deputetësh të tjerë duke filluar që nga Shpëtim Idrizi, Vangjel Tavo te LSI e tashmë dhe Asllan Dogjanit dhe Gjovalin Kadelit që kanë kaluar të pavarur. Është përjashtuar nga grupi edhe deputeti Kastriot Islami, i cili është po i pavarur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)