Eno Bedalli 38 vjeç, një nga tre personat që mbetën të vdekur mbrëmjen e të mërkurës në atentatin e përgjakshëm në Elbasan, njihet si një nga miqtë e familjes Çapja.
Bedalli është mik i ngushtë me Agron Çapjen, i cili gjithashtu humbi jetën në atentatin e 3 shkurtit, si pasojë e breshërisë së plumbave automatike që u lëshuan ndaj lokalit në pronësi të tij.
Viktima e tretë është Ardit Sinakolli, i cili e kishte dajë Agron Çapjen, ky i fundi një prej vëllezërve të Sokol Çapjes i vrarë në vitin 2015.
Eno Bedalli është arrestuar në Itali në qershor të vitit 2013, i akuzuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës. Sipas policisë italiane vlera e drogës së trafikuar nga organizata e Bedallit, arrinte në 10 milionë euro. Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të zonës së Astit dhe Val D’Aostas. Sipas hetimit të policisë italiane, Eno Bedalli rezultonte se së bashku me disa shqiptarë të tjerë kishin trafikuar 31 kilogramë kokainë. Droga mendohet se vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të Veriut.
Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Breshia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.
Në atentatin e të mërkurës mbeti i plagosur edhe Arnold Çapja, djali i Agron Çapjes, vëllai i këtij të fundit, Fejzullah Çapja si dhe djali i tij, Florenc Çapja.
Florenc Çapja njihet edhe si një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatet ndaj grupit rival të tyre, ndaj familjes Mema dhe të afërmve të tjerë të tyre.
I vrari i tretë është Ardit Sinakolli, 27 vjeçar, i njohur policia si mik i afërt i grupit dhe i familjes Çapja.
Personat e tjerë, Ferit Muça dhe Luan Muça, janë persona të afërt po ashtu me familjen Çapja, por ata nuk rezultojnë sipas policisë si të dyshuar në ndonjë veprimtari kriminale.
Ndërsa nuk ka të dhëna për personin e fundit të plagosur Bujar Rreshka.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35