Duke filluar nga data 3 maj deri në 25 maj do të zhvillohet provimi i shtetit për profesionet e shëndetësisë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listëat e kandidatëve, bashkë me datën se kur do të zhvillojnë testin. Gazeta “Shqiptarja.com”, sjell sot listat e kanidatëve për të gjitha profesionet. Gjithashtu AKP ka publikuar dhe rregulat për ditën e provimit.

“Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:
Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kopje të Kartë ID, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi.

Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.

Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, - thuhet në një njoftim të AKP-së.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)