Ja lojtarët që shkarkuan Benitez
dhe përleshja Zidane-Luis Enrique

Ja lojtarët që shkarkuan Benitez<br />dhe përleshja Zidane-Luis Enrique
Pas vendimit për të ulur në bankinën e 10 herë kampionëve të Europës legjendën franceze, Zidane kanë nisur të zbardhen shkaqet e vërteta të largimit të Benitez nga Reali i Madridit.
 
Mediat spanjolle shkruajnë se ishin 7 lojtarët që larguan spanjollin nga ekipi ku i rrit dhe u formua.
 
Marca shkuan se 7 futbollistët që ishin përgjegjës për largimin e Benitezit janë: Ramos, Ronaldo, James, Benzema, Isco, Jesse dhe Cheryshev.
 
Ndërkohë që ka dalë tjetër prapaskenë mbi raportin e vështirë mes Benitez dhe Ronaldos.
 
Pas një miqësoreje në verë, Benitez i ishte afruar Ronaldos në dhomat e zhveshjes për të komentuar disa nga aksionet dhe e kishte kritikuar për mënyrën si driblonte, pasi sipas Benitez e bënte me një veprim të gabuar të trupit.
 
“Në rregull për çështjet taktike, por që Benitez të vijë të më mësojë se si të dribloj, kjo është e tepërt”, i kishte thënë Ronaldo presidentit Perez.
 
Mennjëherë pas zyrtarizimit, ndër të parët që kanë mirëpritur vendimin ka qenë edhe ish futbollisti i Real Madridit, David Beckham.
 
“A mund të kishte më mirë? Një njeri që ka qenë më i miri në lojën që të gjithë e duam, merr drejtimin e skuadrës që unë dhe shumë të tjerë e duan.
 
Dikush që ka pasion dhe nuk e pranon dështimin në asnjë nivel”, shkruan Beckham.
 
Në emërimin e Zidane nuk kishte si të mos lakohej edhe Barcelona, teksa rrjetet sociale kanë shpërthyer duke kujtuar të kaluarën e tij duke hedhur një video të përleshjes së tij me trajnerin aktual të Barcelonës, Luis Enrique gjatë El Clasico-s së sezonit 2002/03.
 
Zidane nis punën nga nesër me sërvitjen e parë me ndihmës argjentinasin Santiago Solari.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë