Interneti më shumë në Ballkan përdoret më shumë në Slloveni, që është dhe në vendin e 42-të në botë sipas raportit të Komisionit Global për Zhvillimin Dixhital "Broundenbend".

Në vendin e dytë renditet Bosnjë-Hercegovina, që në renditjen e botërore pozicionohet në vend të 45-të.

Më pas, vijojnë të renditen Maqedoni në vend të 49-të, Kroacia në vend të 50-të, Mali i Zi i 58-ti dhe Greqia në vend të 59-të.

Në vend të 62 në renditjen botërore pozicionohet Bullgaria dhe më pas Shqipëria në vend të 65-të, përpara Serbisë që renditet në vend të 75-të.

Ndërsa Turqia nuk është përdoruese aktive e internetit, dhe kjo duket dhe vendi që zë në renditjen botërore në vend të 83.

Kryesimin e listës për përdorimin e internetit e mabn Islanda, ku rreth 95% e popullsisë përdorin internetin rregullisht.


(v.gj/shqiptarja.com)