Ndërtesa 4-katëshe që shihni në fotot është një ndërtuar brenda Liqenit të Thatë. Shtëpia është ngritur në ujë dhe sot kjo ndërtesë është legalizuar dhe hipotekuar.
Legalizimi është bërë në muajin shtator 2013-t, vetëm një jave nga ndërrimi i qeverive.
Ky ndërtim tregon edhe njëherë abuzimet që janë bërë te Parku i Liqenit Artificial, por edhe liqeneve të tjera, mbi të gjitha këto abuzime sot kanë marrë dokumente ligjore.

(Themelet e ndërtesës 4-katëshe në brendësi të liqenit të Tiranës)
“Legalizuar+hipotekuar brenda në liqenin e Tiranës nga ata që sot baltosin çdo ide, projekt dhe punë transformuese!”, - thotë në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama.
Për të prishur këtë ndërtesë, do të duhet që të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com