Ja cfare parashikon ligji Nr.9920, datë 19.05.2008
për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”
Neni 32
E drejta për njoftim
Çdo tatimpagues ka të drejtë të marrë njoftim për çdo akt administrativ, veprim ose mosveprim, të bërë për mbledhjen e detyrimeve tatimore, i cili prek pasurinë e tij, me përjashtim të rasteve kur administrata tatimore vlerëson se ekziston rreziku real që, pas marrjes së njoftimit, tatimpaguesi ta transferonte pronësinë para përfundimit të vlerësimit tatimor.
Neni 69
Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesa për pagesën e detyrimit tatimor
1. Administrata tatimore, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e llogaritjes së vlerësimit prej saj, duhet t'i dërgojë tatimpaguesit, me postë rekomande, njoftimin e vlerësimit dhe kërkesën për pagesën e detyrimit tatimor.
2. Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesa për pagesën e tatimit duhet të përmbajë informacionin, si më poshtë:
a) emrin dhe mbiemrin e tatimpaguesit, person fizik, ose emrin e personit juridik;
b) numrin e identifikimit të tatimpaguesit;
c) datën e njoftimit;
ç) çështjen, për të cilën bëhet njoftimi dhe periudhën ose periudhat tatimore, që u referohet njoftimi;
d) shumën e tatimit të vlerësuar, kamatëvonesën dhe gjobat;
dh) kërkesën për pagesën e tatimit dhe afatin e pagesës;
e) vendin dhe mënyrën e pagesës së tatimit;
ë) shpjegimin e arsyes së vlerësimit;
f) shpjegimin e së drejtës së tatimpaguesit për të ankimuar vlerësimin.
3. Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesa për pagesën e tij regjistrohen në dosjen e tatimpaguesit, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e lëshimit.
4. Nëse nuk bie dakord me vlerësimin e detyrimit tatimor, të kryer nga administrata tatimore, tatimpaguesi, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit, ose të vlerësuar si të jetë marrë dhe të kërkesës, mund të ankimojë, në përputhje me procedurat e parashikuara në kreun XIII të këtij ligji.
Neni 89
Njoftimi dhe kërkesa për të paguar
1. Sa herë që administrata tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, administrata tatimore i dërgon, me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Për njoftimin dhe kërkesën për të paguar zbatohen afatet dhe procedurat e parashikuara në nenin 69 të këtij ligji.
2. Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave, të parashikuara në këtë kre.
3. Detyrimi për dërgimin e njoftimit dhe të kërkesës për të paguar nuk zbatohet, nëse administrata tatimore zotëron prova konkrete dhe të besueshme, se tatimi është në rrezik dhe tatimpaguesi, për të shmangur mbledhjen me forcë të detyrimit tatimor, mund të fshehë ose të transferojë aktivet.
4. Në rastin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni, administrata tatimore, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, mund të kërkojë pranë organeve kompetente:
a) ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të administratorit, të personit juridik, ortakut dhe aksionarit të personit juridik apo individit tregtar, i cili ka detyrime të papaguara;
b) ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.
Neni 90
Urdhri i bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit
1. Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, për njoftimin dhe kërkesën për pagesë, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, apo titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të mbajë një shumë, e cila duhet të jetë më e vogla ndërmjet:
a) shumës që kërkohet të mbahet;
b) shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit.
2. Me përjashtim të rasteve kur në ligj është parashikuar ndryshe, nëse në bankë, ku tatimpaguesi ka llogarinë bankare, ka edhe urdhra pagese të tjera, urdhri i lëshuar nga administrata tatimore ekzekutohet i pari.
/Shqiptarja.com