Ja njoftimi i Prokurorisë për
drogën e kapur në Durrës
PDF/Njoftimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda

Ja njoftimi i Prokurorisë për<br />drogën e kapur në Durrës<br />PDF/Njoftimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për vepren penale “Trafikimit te lendeve narkotike ”, ne bashkepunim ,e parashikuar nga neni  283/a/2 dhe 22  te Kodit Penal.

Rregjistrimi i procedimit penal eshte bere pasi nga informacionet nga rezultonte se disa shtetas shqiptar ne bashkepunim me njeri tjetrin ne formen e grupit te strukturuar kriminal gjatë muajve qershor-korrik 2015, e në vazhdim, grumbullojnë sasi të mëdha lënde narkotike, kryesisht të llojit canabis sattiva, e cila magazinohej në qytetin e Shkodrës, në objektin e shtetasit Bejto Kotaj per qellime te trafikmit jashte vendit.
Nga veprimet proceduriale hetimore ka rezultuar se:

Personi nen hetim Qerim Xeka mblidhte lende narkotike kanabis te paperpunuar ne fshatrat e Krujes ndersa Bejto Kotaj siguronte lende narkotike kanabis ne zonen e Shkodres. Personi nen hetim Ajet Sulaj siguronte lenden narkotike ne tre drejtime  se pari ne zonen e jugut nga persona akoma te paidentifikuar, ne zonen e Krujes te personi i dyshuar  Qerim Xeka, ne zonen e Shkodres te personi i dyshuar Bejto Kotaj. 
Ne gjetjen dhe transportimin e lendes narkotike Qerimi ndihmoje nga djali i tij i quajtur Lutfi Xeka dhe Bejto Kotaj.  
Pasi sigurohej lenda narkotike kanabis, Personi nen hetim Ajet Sulaj, organizonte transportin e lendes narkotike nepermjet personave nen hetim Naim (alias Festim) Xhelilaj, dhe Pajtim Bracaj. Lenda narkotike transportohej me automjetin tip pasat Passat, ngjyre e zeze  me targe AA xxx JN. Transportimi i lendes narkotike behej duke u shoqeruar ne distance nga nje automjet tjeter nga Pajtim Bracaj ose Ajet Sulaj.

Lenda narkotike dergohej ne nje shtepi (vile) dy kate e ndodhur ne afersi te Porto Romano ne Durres. Ne kete shtepi lenda narkotike vendosej ne ambiente te ndryshme dhe perpunohej per tu paketuar.

Nga te dhenat e hetimit rezulton se automjeti tip  Passat, ngjyre e zeze  me targe AA xxx JN la derguar me shume se 4 ose pese here lende narkotike ne kete shtepi.
Shtepia ku grumbullohej lenda narkotike mbahej ne mbikqyrje nga personat e dyshuar Valter Pashollari dhe Euglen Pashollari, te cilet merreshin edhe me paketin e lendes narkotike.

Kontaket me mbikqyresit e shtepise ku grumbullohej lenda narkotike mbaheshin nga personi nen hetim Ajet Sulaj.  

Ne date 15 tetor nga ana e personit qe mbante ne mbikqyrje vilen eshte derguar mesazh se ishin gati 30 pako te perpunuara te cilat mund te largoheshin nga vila.
Nga ana e policise gjyqesore e cila mbante ne vezhgim shtepine ku ndodhej lenda narkotike eshte nderhyre ne date 16 tetor  ne shtepine perkatese ne gjendjen e flagrances pasi nga te gjithe te dhenat e mbledhura dilte qarte aktiviteti kriminal i te dyshuarve.

Konkretisht me date 16.10.2015, rreth ores 20:00, eshte ushtruar kontroll ne gjendjen e flagrances ne banesen e shtetaseve Hyqmet Pashollari dhe Valter Pashollari. Nga kontrolli i ushtruar dhe konkretisht ne katin e dyte te baneses u gjenden dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 668 kg e 337gr.   Gjithashtu u gjenden dhe u sekuestruan edhe nje peshore elektronike nje paisje vakumi qe sherben per presimin e lendes narkotike si dhe nje sasi qesesh vakumi prej plasmasi  dhe nje rrote ngjites trasparent qe sherben per paketimin e lendes narkotike.
 
Pas gjetjes se lendes se dyshuar si narkotike eshte bere edhe arrestimi ne flagrance i shtetasve si me poshte:
Iqmet Pashollari  I datelindjes 1954,
Festim (Naim) Xhelilaj, i datëlindjes 1976,
Lutfi Xeka, i datëlindjes 1990
Qerim Xeka, i datëlindjes 1968
Pajtim Braçaj, i datëlinjdes 1963,
Ajet (Alket) Sulaj, i datëlindjes 1975
Bejto Kotaj, i datëlindjes 1963,
 
Te cilet dyshohen per kryerjen e veprave  penale  te:
 Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve me shume se nje here e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga  neni e parashikuar nga neni 283/2 dhe 28/4 i Kodit Penal.

Krijimit te grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.
Kryerjes se veprave nga grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet