Gazeta DITA posedon dosjen e plotë me përgjimet e bisedave telefonike të personave që janë implikuar në këtë trafik dhe nis sot botimin e saj të plotë:
Materiali i bazuar te përgjimet:
“….Me date 24.12.2013, ndermjet orës 20;00 e 21;00 në zonën e njohur si Hidrovori në bregdetin e Vlorës, efektivë të policisë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me forcat e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një kontroll të përgjithshëm të zones, pasi kishin sinjalizime se një gomone po i afrohej bregut të detit për të ngarkur lëndë narkotike dhe për t’u larguar në vijim. Gjatë këtij kontrolli është gjetur i braktisur një automjet i markës “Mercedes Benz Vito”, me targa AA 607 DF ku brenda tij u gjenden të ngarkuara disa çanta ku brenda kishin disa pako me lëndë bimore e dyshuar si lende narkotike të llojit “cannabis sattiva”. Nga peshimi i këtyre pakove rezultoi se ishin 710.7 kg. Gjithashtu nga ky kontroll, janë gjetur edhe tre bidona plastik, të mbushur me karburant.
Në vijim të kontrollit, në një largësi prej afro nje km në vijë ajrore, eshte gjetur edhe nje automjet i braktisur, me ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi. Ne një distancë rreth nje m pranë tij, jane gjendur të hedhura gjashte çanta. me ngjyrë të zezë, brenda të cilave jane gjetur disa pako më lëndë bimore e ngjashme me ate te lendes narkotike cannabis sativa. Në një distancë prej afro pesembedhjete metrash nga ky automjet, jane gjetur dy çanta të tjera të zeza, të mbushura me pako me lende bimore e dyshuar si e llojit cannabis sativa. Nga i peshimi i tyre ne total, rezultuan me nje peshe te pergjithshme prej 205.6 kg.
Rreth orës 20;45 në vendin e quajtur “Derdhja e Pashait” në bregdetin e Vlorës afro 500 metra pa shkuar aty, eshte konstatuar i braktisur, në anë të detit një mjet lundrues e llojit gomone, ne ngjyrë gri, rreth gjashte metra i gjatë me mbishkrimin “Fler 575″, me një motor të madh, pa mbishkrime. Ne afersi te gomones u gjet edhe një motorr i vogël, i braktisur, pa mbishkrime.
Automjetet dhe sendet e tjera te gjetura, si me sipercituar, jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.
Të nesermen në mëngjes, më datë 25.12.2013 shtetasi nën hetim Vehbi Bajramaj, paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për të marrë njërin prej automjeteve të sekuestruara, e konkretisht automjetin e braktisur me ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi, me pretendimin se ia kane vjedhur, një natë më parë, në parkingun ku ai e linte. Duke u mbeshtetur ne te dhenat e vertetuara per kete shtetas, më date 25.12.2013, ora 08;30 eshte kryer arrestimi ne flagrance i ketij shtetasi, me iniciativen e policise gjyqesore, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimit te narkotikeve”, ne bashkepunim, mbetur ne tentative.
Në vijim të hetimeve për këtë proçedim penal, janë autorizuar përgjimet e bisedave telefonike për numrat telefonik celularë 0694588600, 0674013062, në përdorim të shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, etj. Transkriptimet e pergjimeve telefonike, te vleresuara me cilesine e proves dokument sipas nenit 191 te Kodit Procedurës Penale jepen te dhena te rendesishme ne lidhje me veprimtarine kriminale te trafikimit te lendeve narkotike.
Paraprakisht shtetasi nen hetim Jorgo Naci me datë 21.12.2013 kishte dërguar atje vëllain e tij, shtetasin nen hetim Niko Brahimi së bashku me një shtetas tjetër për të përgatitur terrenin e mbërritjes atje të lëndës narkotike.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimet perkatese ka autorizuar përgjimet për një periudhë prej 15 ditësh për numrat celularë 0698164161, 0697398166, 0698490387 dhe 0698608312. Gjithashtu eshte autorizuar per pergjim për një periudhë prej 15 ditësh për numrin celular 0696192226.
Nga hetimet e kryera deri më tani, kryesisht rezultatet e perftuara nga pergjimet telefonike, vezhgimet etj, kanë rezultuar si te dyshuar disa shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, konkretisht në tentativën e trafikimit të sasisë prej afro 900 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva më datë 24,12.2013, si shtetasit nën hetim Jorgo Naçi (Emiliano Brahimi), Niko Brahimi, Athenajdo Abazi (Armand Abazi ose Amarildo Abazi) Saimir Shosha, Edison Latifi, Agur Malai si dhe shtetas të tjerë për të cilët po vazhdon hetimi në drejtim të identifikimit saktesisht të tyre.
Si rezultat i përgjimeve të kryera për numrat e telefonave celularë në përdorim të shtetasve të mësipërm ashtu dhe nga vëzhgimi i lëvizjeve të tyre e provave të tjera te paraqitura nga prokurori ne seance gjyqesore jepet e dhena se lënda narkotike e sekuestruar me datë 24.12.2014 në zonën e Hidrovorit në bregdetin e Vlorës është siguruar në datat 21 dhe 22 dhjetor 2013 nga shtetasit nën hetim Athenajdo Abazi e Saimir Shosha me një bashkëpunëtor tjetër dhe është sjellë në zonën e Vlorës pjesë pjesë nën kujdesin e shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, i ndihmuar prej shtetasve te tjere nen hetim Elidon Latifaj, Agur Malaj, dhe persona te tjere. Kjo sasi lënde narkotike do të nisej për Itali në datë 24.12.2013 me gomone të cilën do t’a shoqëronte shtetasi nën hetim Jorgo Naçi. Në Itali për të pritur lëndën narkotike në zonën e Leçes kishte shkuar më datë 21.12.2013 vëllai i shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, shtetasi nën hetim Niko Brahimi i shoqëruar nga një bashkëpunëtor i tij me emrin “Arsen”.
Kronologjia e veprimeve të kryera nga shtetasit e mësipërm gjatë datave 20.12.2013 deri në datë 25.12.2013, të dhena keto te përftuara nga përgjimet e bisedave telefonike dhe nga vëzhgimet e kryera e prova te tjera të administruara eshte e tille: Në datë 20.12.2013, ora 09:42:22 midis vëllezërve, personave nen hetim Jorgo Naçi dhe Niko Brahimi zhvillohet një bisedë telefonike me numrat e tyre celularë ne perdorim 0694588600 (Jorgo Naçi) dhe 0697819075 (Niko Brahimi) ku [faxx] flasin për takimet e zhvilluara prej shtetasit nën hetim Niko Brahimi me personat që do të sjellin lëndën narkotike në Vlorë, e cila ka këtë përmbajtje:
075 – Ë vlla!
600 – Ku je?
075 -Te puna.
600 – Mbylle gjë mbrëmë me ata apo e le ashtu?
075- Siç folëm mbrëmë ata do vijnë nga darka.
600 – Nejse. mos e prish një herë, mbaje ashtu zvarë – zvarë se na intereson. Nuk u bë qameti, një ditë më vonë.
075 – E mirë.
Pas kësaj bisede shtetasi nën hetim Jorgo Naçi, në orën 10:28:21 komunikon me një shtetas me emrin “Armand” nga Vlora i cili ka ne perdorim numrin e telefonit 0696192226 për të cilin eshte krijuar e dhena se është duke përgatitur gomonen e cila do t’ju shërbejë për të eksportuar lëndën narkotike nga deti në drejtim të Italisë, bisedë e cila kë këtë përmbajtje:
226 – Ë flori?
600 – Çfarë bën?
226 – Ja në qëndër erdha se s’më bëri fare ai kareli do e bëj nga e para.
600 – Pse?
226 – Po e bëri ai babai i Kolit mori dhe lekët dhe nuk e ka bërë mirë.
600 – Unë habitem, ti në Pus Mezinit, ka bërë 1000 karele ai.
226 – Një lajm të mirë, me elikë të madhe nxorri pesedhjetë e tetë me elikë të vogël nxorri pesëdhjetë e dy.
600 – Shumë mirë.
226 – E, e provuam, avion fare nesër mbase bëjmë kontratën ose sot. Iku ajo e madhja. Do vemi të marrim një tjetër më të madhe.
600 – Mirë, shyqyr, shyqyr. Do na dalësh sot?
226 – Po pa tjetër, ja të mbaroj karelin dhe erdha direkt.
600 – Atë nisjen do vini ta merrni sot të “Fllugës “?
226 – Po pa tjetër, origjinale?
600 – E, nisje normale në kapiteneri.
226 ~Pa tjetër, duhet të vijmë ne të marrim nisjen për katër veta.
600 – Hajd.
I interesuar për komunikimet me personin që do të sjellë lëndën narkotike në Vlorë që më datë 20.12.2013 shfaqet edhe shtetasi nën hetim Edison Latifi i cili me numrin celular 0698490387 komunikon me shtetasin nën hetim Jorgo Naçi dhe kryen këtë bisedë në orën 12:13:39 me këtë përmbajtje;
600 – Ë?
862 – E mori ai shoku atë në telefon?
600 – Kë?
862 – Atë mikun?
600 – Jo, jo s’e ka marrë akoma.
862 – E mirë, po vete ai shoku im lart e të takohet me atë.
600 – Mirë, hajd.
Sipas tabulateve te kompanise telefonike celulare “Vodafon” për numrat celularë 0698490387, etj rezulton se shtetasi nën hetim Edison me numrin e tij celular 0698490387, komunikon me një numër celularë 0697772481 i cili rezulton se në kohën e bisedave me shtetasin nen hetim Jorgo Naçi gjendej duke lëvizur në drejtim të Tepelenës duke konfirmuar kështu përmbajtjen e bisedës së mësipërme.
Sërisht në orën 16:54:28 të datës 20.12.2013 midis vëllezërve, shtetasve nen hetim Jorgo Naçi dhe Niko Brahimi zhvillohet një tjetër bisedë që ka në fokus komunikimin e Jorgos me shtetasin nen hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo Abazi, ne lidhje me sjelljen e lëndës narkotike, por ky i fundit, pa përmendur emra, është në dijeni të vendndodhjes së shtetasit Amarildo të cilin e pret në Vlorë. Biseda ka këtë përmbajtje:
600 – Ë Niku?
075 – Çfar bëre, s’vajtët?
600 – Folëm me atë, ja mos vjen tani ai. S’ka ardh akoma, deri nga ora tre që
folëm në telefon ishte në Elbasan.
075 – Po Arseni ku është?
600 – Aty te dyqani, po pret atje.
Në bazë të të dhënave të marra mbi qelizat nga ku ka komunikuar shtetasi nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo Abazi me numrin e tij celular 0698608312, rezulton se me datë 20.12.2013 gjatë orëve 13.00-16.00 ka qënë ne zonën e Elbasanit ndërsa rreth orëve 20-21.00 ka qënë në Vlorë.
Në orën 21:20 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi i njohur ndryshe si “Emiljano” ose “Mili” pasi ai ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tij pas takimit që ka zhvilluar me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi (Amarildo Abazi) në Vlorë me numrin e tij celular të cituar më lart, komunikon me një shtetas tjetër me emrin Besnik me numër telefoni celularë 0697398166 nga fshati Oxharë, i Fierit të cilit i kërkon të takohet nga afer të nesërmen në mëngjes. Biseda ka këtë përmbajtje:
166 – Ë vlla?
600 – Çfar bëre, të mora një çikë vonë, unë nesër të dua një çikë ty por problemi është se unë jam në punë nesër ti zbret dot në mëngjes nja gjysëm ore?
166 – Po mirë, s ‘ka problem.
600 – Të të pres unë?
166 – Në ç’orë?
600 – Nga ora nëntë a nëntë e gjysëm se i kemi të gjitha punët me nxitim.
166 – Mirë, hajd natën.
Të nesermen, me datë 21.12.2013 në mëngjes shtetasi nën hetim Jorgo Naçi komunikon me shtetasin nën hetim Elidon Latifi dhe shtetasin Armand i njohur ndryshe si “Mandi” dhe takohet nga afer tek puna e tij në port. Bisedat kane permbajtjen si me poshte vijon:
-Në orën 07:38:34 me shtetasin Elidon:
387 – Ë vlla?
600 – Ku je?
387 – Te puna.
600 – Gjej ndonjë makinë dhe hajde këtej se të dua!
387- Ku je?
600 – Te puna në Port.
387 – Epo ja ta fryj ai djali, ta marr se janë fikur telefonat.
600 – Mos u vono!
-Në orën 09;05;21 me shtetasin Armand ose “Mandi”;
600 – Alo!
226 – Ë, ku je?
600 – Hajde brënda te kapiteneria!
226 – Ja sa të marr makinën.
Në orën 09:34:23 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi i njohur si “Emiljano” ose “Mili” me numrin e tij celularë 0694588600 telefonon në drejtim të shtetasit Besnik nga fshati
Oxhare, Fier i njohur gjatë bisedave si “Besniku” me numër telefoni 0697398166 dhe i kërkon fillimish të dijë për vendndodhjen e tij dhe mundësinë për tu takuar me të.
Biseda ka këtë përmbajtje:
600 – Alo!
166 – O flori, cfar bën?
600- Hic, cfar bën ti?
166- Besniku jam.
600 – E mora vesh.
166 – Dëgjo vllanë tani!
600 – Ëë
166 – Nuk vijë dot unë se më lindi nusja mbrëmë në orën tre të mëngjesit.
600 – Hajd të të rrojë!
166 – Faleminderit.
600 – Nesër do jesh atje ti në fshat?
166-Po qe se vjen ti më merr në telefon mua se unë sot jam në Fier tërë ditën.
600 – Po.
166 – Po qe, takohemi dhe këtu, mirë vlla?
600 – Në rregull.
Më pas, në orën 10:56:39 shtetasi Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon sërisht shtetasin Besnik dhe me gjuhë të koduar i kërkon të strehojë “një shok” por në të vërtetë ka indicie se është ideja e strehimit të lëndës narkotike në shtëpinë e tij nëse do t’i vinte atë ditë nga shtetasi nën hetim Amarildo (Athenjado Abazi) sipas bisedave të bëra një natë më parë. Biseda ka këtë përmbajtje:
166 – Ë vlla!
600 – Dëgjo një çikë vllain!
166 – Ë?
600 – Po më erdhi ndonjë shok mua sot ke mundësi të flejë sa për sot andej nga ty dhe do regullohemi bashkë pastaj.
166 – lk o vlla, pa merak
600 – Me një fjalë të të marr unë pastaj kur të vijë?
166 – Mirë.
600 – Po erdhi, mirë?
166 – Po, hajd.
600 – Rofsh.
Vëllai i shtetasit nën hetim Jorgi Naçi, shtetasi nen hetim Niko Brahimi së bashku me një shtetas ende të paidentifikuar plotësisht por të njohur si “Arseni”, që më datë 21.12.2013, do të nisen për Itali ne funksion te pritjes se lëndës narkotike e cila do të mbërrijë me gomone në brigjet bregdetare të Leçes. Për këtë arsye, më datë 21.12.2013 në orën 10:23:05 shtetasi “Mili” komunikon në telefon me vëllain e tij të quajtur “Niku” pra me shtetasin nën hetim Niko Brahimi i cili gjatë kësaj kohe kishte në përdorim numrin celularë 0697819075 për kohën e ikjes me target. Biseda ka këtë përmbajtje:
075 – Ë Emiliano?
600 – U takove me Arsenin?
075 – E, me Arsenin jam.
600 – T’ju pres bileta unë?
075 – Po dale se po pres dhe atë tjetrin. Fola mbrëmë se erdhi mbrëmë në darkë ai, ai tjetri. Të pres atë dhe të mbarojë punë me atë një herë.
600 – Mirë o mirë, mbaron punë s ‘mbaron do ikësh me këtë ti, vari qillon, ajo është thelë mbi bisht.
075 – Me një fjalë ta shkëpus muhabetin me atë?
600 – Ati thuaji, do vish a s ‘do vish, po do vijë mirë po s’do vijë, çfar do i bësh ti s’do rish t’i bësh.
075 – Mirë, mos ashtu se po vijë aty me Arsenin.
Më pas, në orën 13:51:45 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” komunikon me një shtetase shqiptare në Itali me emrin “Monda” me numër telefoni celularë 00393274697076 të cilës i tregon për udhëtimin e vëllait dhe me gjuhë të koduar i kërkon ta takojë dhe ta ndihmojë. Ndermjet tyre zhvillohet kjo bisede:
0393274697076 – alo!
600 – Ë Monda! Ku je?
076 – Në shtëpi.
600 – Sot në darkë në Brindisi vjen ai burazeri, do dalësh ta takosh ti do të jap dhe një çikë duhan.
076 – Çfar ore?
600 – Nga darka, do të them unë kur të nisen këtej që ta llogarisësh ti.
076 – Ok dakord.
600 – Takohu, pini ndonjë kafe e flisni!
076- Mirë, mos ki merak.
Pas kësaj, në orën 15:00:26 në kohën që shtetasi nën hetim Niko Brahimi dhe bashkëpunëtori i tij i njohur deri më tani me emrin “Arsen” nisen me target për në Itali, (te dhenat e sistemit TIMS) shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon shtetasin nën hetim Amarildo ose “Athenajdo Abazi” me numër telefoni 0698608312 dhe i tregon se Niko së bashku me atë shokun u nisën për Itali duke i referuar edhe numrin e tij për komunikime të mëtejshme. Biseda ka këtë përmbajtje:
312 – Ë?
600 – Mili jam, Mili!
312- Kush?
600 – Vllai i Nikut.
312 – Kush je ore?!
600 – Vllai i Nikut, Emiliano.
312 – Ëëëëëë, o Mili, çfar bën o derman?
600 – Hiç, ja të mora kot unë që ikën këta, për numrin, ky është numri im,
mirë?
312 – Mirë, nesër kur të lësh punën më ke aty te dera po pres, mirë?
600 – Ok, hajd.
Pas kësaj bisede shtetasi i njohur si “Mili” telefonon shtetasin e identifikuar deri më tani si “Tani”, vëllai i “Mandit” me banim në qytetin e Vlorës, por me origjinë nga një fshat i Vlorës me numër telefoni 0698164161 dhe e kërkon ta takojë duke nënkuptuar se më parë midis tyre kishte një mirëkuptim paraprak për këtë takim. Biseda zhvillohet si vijon:
161 – Alo!
600 – Mirdita. Jam vllai i Nikut.
161 – Ja shoku se po bëj gomën.
- Mirë, po ashtu te dera e Portit jam, hajde të pimë një kafe!
161 – Në regull.
Në orën 16:28:25 shtetasi nën hetim Athenajdo Abazi i njohur si Amarildo telefonon shtetasin nën hetim Jorgo Naçi dhe i tregon se pas 40 minutash do të ishte “aty” duke nënkuptuar se paraprakishit kishin rënë dakort për vendin e takimit. Biseda ka këtë përmbajtje:
600 – Alo!
312 – 0 derman, për dyzet minuta jam aty unë, mirë?
600 – Në regull, hajd.
Pas kësaj bisede shtetasi nën hetim Jorgo Naçi në orën 16:34:07 telefonon shtetasin tjetër nën hetim Edison Latifi të njohur gjatë hetimit si “Edi” ose “babua” me banim në qytetin e Vlorës, me numër telefoni 0698490387 dhe i kërkon të takohet me të.
Biseda ka këtë përmbajtje:
387 – Ë vlla?
600 – Ku je?
387 – Pse ç’të duhet ty?
600 -Po s’dole këtej?!
387 – Jam me këtë shokun, ik se do dal unë më vonë. A do vish këtu?
600 – Jo, se jam në punë, hajde se të dua këtu!
387 – Mirë, dale të mbaroj këtë me ktë, ik!
600 – Hajd.
Më pas shtetasi nën hetim Jorgo e rimerr sërisht shtetasin Besnik dhe i kërkon të dijë ku është, dhe deri sa të vijë ai me gjuhë të koduar duke “nënkuptuar Amarildon” i kërkon të shikojë vendin se ku do ta strehojë lëndën narkotike; Bisedat janë zhvilluar njëra pas tjetrës më datë 21.12.2013 në orët 16:30:58, 16:32:29 dhe 16:34:24 me këto përmbajtje:
600 – Ku je?
166 – Në shtëpi, në Oxharë. 600 – Unë ku do të kaloj? 166 – Ku të duash?
600 – Unë maksimumi për një orë një orë e çerek jam, do vijë. Do takohemi në
Fier
…..
166 – Ë se mu fik për bateri o vlla.
600 – Për një orë e gjysëm maksimumi do vij në Fier. Ti në këtë ore shiko se ku e ke syrin?
166 – Mirë vlla.
Në vijim;
600 – Ë, më dëgjon?
166 – Të dëgjoj, ja të marr karikusin te shtëpia ta karikoj e të flas vlla.
600 – Mirë, mirë, dëgjo, nuk kam cfar të them. Shiko, vrit mendjen, ku për atë dhe për një orë e gjysëm do takohemi bashkë.
166-Hajd.
Pas këtij komunikimi shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” mban komunikime të shpeshta me shtetasin tjetër nën hetim Athenajdo Abazi ose “Amarildo” me të cilin takohet rrugës së Vlorës dhe së bashku shkojnë në drejtim të Fierit për të takuar shtetasin Besnik për t’i lënë në ruajte për një kohë të shkurtër lëndën narkotike sipas bisedave të bëra më parë. Me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo është edhe shtetasi tjetër nën hetim nga Saimir Shosha me numër telefoni celularë 0698628802 bashkëpunëtor i tij i ngushtë i cili e ka ndihmuar në transportin e lëndës narkotike. Si shtetasit nen hetim Jorgo Naçi ashtu dhe shtetasve Athenajdo Abazi Saimir Shosha dhe Besnik, gjatë orareve 17:30-18-30, rezultojne ne te njetin vend, ne Fier e zonat perreth tij, sipas antenave, nga kanë komunikuar me telefonat e tyre celularë.
Në nisje nga Vlora për në drejtim të Fierit për tu takuar me shtetasit e cituar më lart shtetasi nën hetim Jorgo Naçi komunikon me shtetasin e njohur si “Tani” me nr. telefoni 0698164161 dhe takohen së bashku. Këtë shtetas do ta hasim edhe më poshtë, për të cilin do të ndalemi në vijim. Biseda ka këtë përmbajtje:
600 – Alo!
161 – O vlla, çfar po bën?
600 – Hic, ja po rimë.
161 – Ku je?
600 – Këtu në punë.
161 – Të vijë aty te lokali?
600 – Jo, te Porti!
161 – Po ku te porti, në çvend?
600 – Te dera e portit.
161 – E mirë se po vijmë atje.
600 – Hajde!… /Gazeta Dita/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)