Ndërkohë që të gjithë jemi të gëzuar kur marrim meritat për diçka të mirë që kemi bërë, shumë pak janë të gatshëm të pranojnë fajin kur gjërat shkojnë keq.
 
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluan se trurit tonë i duhet më shumë kohë për të bërë lidhjen e veprimeve tona me diçka që rezulton e keqe. Ky kërkim shpjegon se përse ne zakonisht na bëhet shumë e vështirë për të pranuar fajin për veprimet tona.
 
Në një seri testesh, pjesëmarrësve në një eksperiment iu kërkua të shtypnin një buton, shtypja e të cilit do të pasohej nga një tingull aprovues, mospranues apo neutral. Më pas atyre iu kërkua të llogarisnin kohën ndërmjet shtypjes së butonit dhe tingullit që dëgjuan.
 
Kërkuesit zbuluan se njohja e tingullit mosaprovues ishte shumë më i ngadaltë në krahasim me tingullin aprovues.
 
Sipas tyre, truri jonë është “shumë i shqetësuar” në lidhje me rezultatin e mirë pasi biologjikisht rezultatet e mira janë shumë të rëndësishme për të mbijetuar.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)