SHIJAK- Tre shtëpitë në fshatin Pjezë të Shijakut, të cilat shërbenin si bazë për grumbullimin e municioneve luftarake, u zbuluan nga Policia e Shtetit një ditë më parë. “A1 Report” ka arritur të depërtojë në fshatin Pjezë të Shijakut dhe të filmojë pamje banesat ku u zbulua arsenali i armëve të cilat kishin destinacion trafikun e tyre drejt Sirisë.
 
Një efektiv i policisë i infiltruar në këtë rrjet të trafikimit të armëve zbuloi gjithçka.
 
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa ky grup ishte prej 20 ditësh në vëzhgim derisa u zbulua baza e municioneve në këtë fshat.

baza e municioneve
FOTO të tjera
 
Pas operacionit të koduar “Armëtari”, tetë persona u arrestuan, ndërsa 4 të tjerë si bashkëpunëtorë në trafikimin e armëve dhe municioneve, janë shpallur në kërkim.
 
Të arrestuarit janë:
•           Sami Mema, 44 vjeç, me banim në Shijak
•           Artan Aruci, 42 vjeç, banues në Shijak Durrës
•           Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës
•           Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak
•           Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak
•           Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak
•           Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë
•           Ervin Xhaja 28 vjeç, banues ne Tirane
Në kërkim: 4 bashkëpunëtorë në trafikimin e armëve dhe municioneve
 
Janë sekuestruar
•           6 armë zjarri automatike tip kallashnikov
•           1 pistoletë model TT
•           5 pistoleta miniblow
•           1 automatik tip skorpions me silenciator
•           5 granata
•           2 armë gjahu tip Shotgan, si dhe Sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni.
 
Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë. Aktualisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po bashkëpunohet për ndjekjen e mëtejshme të hetimeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)