TIRANE- Deputetët që hoqën dorë nga mandatet e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore zotërojnë një kapital të fortë financiar. Nga deklaratat e pasurisë të plotësuara prej tyre në ILDKPKI, ish-deputetët deklarojnë mijëra euro të shpenzuara për blerjen e automjeteve, apartamenteve dhe trojeve. Nga këto deklarata, kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Roskovecit Majlinda Bufi rezulton edhe më e pasura.