Ja përgjigjet e matematikës

Ja përgjigjet e matematikës
TIRANE - Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e sakta të provimit të  matematikës, që u zhvillua dje, të cilit i janë nështruar 46 mijë maturantë. Celsi i përgjigjeve do tu shërbejë maturantëve për të bërë një vlerësim të vetes, duke krahasuar përgjigjet që kanë dhënë me ato që ka nxjerrë MASH.

Testi në total kishte 25 pyetje nga këto 13 pyetje janë me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Në pyetjet me alternativa nxënësit duhet të rrethonin pyetjen e saktë në mënyrë që të marrin pikët e duhura, ndërsa në ato me zhvillim ata duhet të jepnin zgjidhjen e ushtrimit.

Pyetjet me alternativa kanë nga një pikë, ndërsa ato me zgjedhje sipas shkallës së vërshtirësisë së ushtrimit. “Shqiptarja.com” , po publikon çelsin e pyetjeve për gjimnazin e përgjithshëm dhe ata profesionalë, varianti A. Ndërsa maturantët janë shprehur se ky provim ishte më i vështirë nga çfarë ata e parashikonin.

“Ishte  pak i vështirë, nuk e prisnim të ishte kështu. Por gjithsesi unë i zgjidha një pjesë të mirë të tyre” shprehet një maturante e shkollës së mesmë “Sami Frashëri”. “Provimi ishte i vështirë, mua mu duk mbi nivelin mesatar” thotë një tjetër  gjimnazist i “Sami Frashërit” Rezultatet e  provimit të matematikës pritet të dalin pas dhjetë ditësh.

Provimi i matematikës është provimi i dytë i Maturës Shtetërore pas atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Maturantët pritet t’i nënshtrohen  edhe provimit të lëndëve me zgjedhje. Ky provim  do të zhvillohet më 29 qershor. Provimet e Maturës Shetërove janë provime të cilët do t’iu sigurojnë maturantëve mundësinë për të fituar të drejtën për të vazhduar universitetin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa