Ja përse shërben parada gay në Shqipëri
Opinioni publik shqiptar është akoma i ngurtë ndaj pranimit të të qenit ndryshe në krahasim me disa forma standarde të vendosura nga shoqëria moderne. Për shembull, ende është e vështirë të pranohet hapur, pa asnjë kompleks apo reagim negativ homoseksualiteti tek të afërm, kolegë, miq, të njohur apo të panjohur. Gabimisht, në shoqërinë tonë, akoma me mendje të mbyllur në këtë drejtim, konsiderohet “turp” të qënit homoseksual.
Opinioni publik shqiptar është akoma i ngurtë ndaj pranimit të të qenit ndryshe në krahasim me disa forma standarde të vendosura nga shoqëria moderne. Për shembull, ende është e vështirë të pranohet hapur, pa asnjë kompleks apo reagim negativ homoseksualiteti tek të afërm, kolegë, miq, të njohur apo të panjohur. Gabimisht, në shoqërinë tonë, akoma me mendje të mbyllur në këtë drejtim, konsiderohet “turp” të qënit homoseksual.
Edhe në sondazhin që prej disa ditësh kemi vendosur këtu në faqen online të shqiptarja.com, shumica e votuesve, rreth 47 përqind, e konsiderojnë të panevojshme paradën gay në kryeqytet. Rreth 34 përqind e konsiderojnë të drejtë, ndërsa pakica, 19.36 përqind, të parakohshme. Shumë vetë, demonstrimet, protestat, kërkesat e të drejtave nga ana e homoseksualëve i konsiderojnë si të tepërta. Logjika e më të moderuarve arrin deri tek: “Le të mbetet një problem krevati preferenca seksuale, pse të dalë në shesh?”. Por nuk është kështu. Homoseksualët, edhe më shumë se gratë dhe fëmijët, janë nën diskriminimin e vazhdueshëm të shoqërisë tonë si përsa i takon punësimit, ashtu dhe mbijetesës mes “normalëve” në Shqipëri.
Jo rrallë ka qëlluar që forcat e Rendit nga mbrojtëse, janë shndërruar në tallëse e dhunuese për ata pak tranvestitë shqiptarë që jetojnë hapur identitetin e tyre. U arrit që një zëvendësministër i Qeverisë të shrehet se ...”nëse dalin në paradë, do t’i kap në dru”. Çfarë mesazhi është ky për shumë familje që kanë në gjirin e tyre homoseksualë? Një nënë duhet ta përqafojë, edukojë, një djalë apo vajzë homoseksuale me të njëjtën dashuri e përkushtim siç bën me fëmijët e tjerë. Po kështu dhe mësuesit dhe edukatorët dhe në vend që të jënë diskriminues të hapin librat dhe sot internetin për të kuptuar e mësuar diçka më shumë rreth botës së gjerë të homoseksualëve.
Sikletet që shumë personazhë publikë, - racizmi, agresiviteti, - që tregojnë ndaj homoseksualëve, ndoshta do të kërkonte një psikanalizë të thellë që kushedi se ku do të dilte dhe çfarë do të tregonte pas disa seancave. Por le t’i lemë këta individë në problemet e tyre dhe të shpalosim se pse ka nevojë dhe shënon një hap të rëndësishëm në jetën tonë sociale parada gay në Shqipëri:
1)Eshtë simbol dhe përfaqësues i një komuniteti të gjërë që jeton, punon, kontribuon për zhvillimin e vendit.
2)Fshikullon të ashtuquajturit “normalë”, por agresivë ndaj të ndryshmëve dhe inkurajon të tjerë njerëz që kanë të njëjtën ekzistencë homoseksuale të mos ndjehen vetëm në shoqërinë tonë.
3)I bën prezent Shtetit në të gjitha strukturat e tij dhe Organizmave ndërkombëtare se ka ardhur koha të mos injorohen e të ndihmohen e respektohen në rast nevoje.
Bezdisja që shumë individë në shoqërinë tonë tregojnë ndaj veprimtarive të komunitetit të homoseksualëve, nxjerr në pah mungesa të thella njohurish të vetvetes, por dhe të historisë së njerëzimit dhe shumëgjyrimeve etnike, racore, gjinore, seksuale që e karakterizojnë.
Parada gay në Shqipëri do të shërbente pikërisht për këtë: të shokojë në mënyrë paqësore, mendjembyllurit që fatkeqësisht i kemi dhe në drejtimin e vendit.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40