Ja prova: Vepra e Pavarësisë i
është vjedhur skulptorit Serra

Ja prova: Vepra e Pavarësisë i <br />është vjedhur skulptorit Serra
TIRANE- Vepra e pavarësisë është e vjedhur. Projekti i Visar Obrisë dhe gjermanit Kai Roman Kiklas e shpallur të martën, fituese nga Kryeministri Berisha ngjan si dy pika uji me veprën e skulptorit me famë botërore Riçhard Serra, shkruan sot gazeta Shqiptarja.com. Ndërkohë që vepra "Lead" e Serrës mban përsipër një shkop, vepra e pavarësisë mban një gjysmë çatie. Koncepti është i njëjtë për të dyja veprat: njerëzit të kalojnë përmes skulpturës, e cila vendoset direkt në tokë. Të dyja veprat ofrojnë mesazhe si një libër i hapur. Vepra e kopjuar është me materiale të rënda, po ashtu është menduar të bëhet edhe fituesja.

Si u zbulua ky fakt?! Pas një denoncimi të artistit të njohur Fate Velaj, i cili shprehet se është vjedhur vepra e tij "Dyert e Europës"" e ekspozuar në 2009-n në Pogradec, ne zbuluam se vepra fituese në fakt ngjante më së shumti me veprën e skulptorit të famshëm Richard Serra.

Për fituesin e bocetit të Monumentit të Pavarësisë, miratuar dy ditë më parë nga Komiteti Shtetëror dhe Kryeministri Berisha, gjetëm argumente të forta të cilat konfirmojnë mungesën e origjinalitetit të kësaj vepre dhe njëkohësisht kopjimin e stilit dhe konceptit unik të Riçhard Serra-s.
Ndërsa këto dy ditë është kthyer në batutë publike fjala e Kryeministrit Berisha, që u soll edhe si kritikë arti kur tha që "Në rryma të caktuara besohet se kryqëzimi i linjës vertikale me horizontale jep harmoninë më të përsosur.", ne zbuluam jo vetëm "rrymën e caktuar" për të cilën e kishte fjalën, por edhe përfaqësuesin më të denjë të asaj rryme, R.SERRA-n.

Dhe, jo pak të befasuar, zbuluam edhe imazhet nga është kopjuar në të vërtetë koncepti i Monumentit të Pavarësisë. Kjo shprehje prej kritiku nuk kishte lidhje fare me bocetin në fjalë, por ashtu ia donte puna të fliste, sepse vetë Kryeministri Berisha nuk ka si ta dijë se nga kopjojnë artistët.
Juria me siguri e ka ditur, sepse nuk ka asnjë artist të karrierës që të mos njoh një nga prijësit e modernizmit në artin skulptural.
Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas, njëri artist nga Kosova dhe tjetri nga Gjermania kanë pohuar se janë frymëzuar nga banesa tradicionale shqiptare. Me përjashtim të disa detajeve që artistët i kanë paraqitur në emër të pavarësisë, çdo gjë tjetër ishte e ngjashme. Dy skulptura "vertikale" metalike në të njëjtin pozicion dhe distancë, të cilat, jo vetëm janë bërë me konceptin që të kalojnë qytetarët, por me një ndryshim të vogël, që në vend të një shkop "Horizontal", u vu gjysmëçatia. Duke parë gjithë krijimtarinë e Riçhard Serra-s, vumë re se nuk është kopjuar vetëm ana vizuale e skulptorit të famshëm amerikan. Atij i është vjedhur edhe koncepti i tij tepër autentik. Ferra njihet si skulptori që ka vendosur monumente dhe statuja në gjithë globin, përfshi që nga skulpturat e parqeve deri te memorialët. I njohur si skulptor modern minimalit, Serra ka bërë revolucion me artin e tij. Ai është unik për realizimin e skulpturave në mënyrë të tillë që të kalojnë qytetarët. Zbritjet nga piedestali drejt e në tokë, vëllimet abstrakte, efektet e ndriçimit dhe realizimi në metale të rënda janë një shenjë e origjinalitetit dhe personalitetit artistik të Richard Ferre-s. Rrugëzat nëpër memorialë dhe skulptura janë shpikje e tij, por edhe stili i veçantë, për të cilët kritikët thonë se "Riçhard Serra është një artist që i jep lëvizje emocionale edhe skulpturës së derdhur në metalin më të fortë". Serra është kudo i famshëm, pothuajse gjysmën e ekspozitave të tij vetjake e ka çelur në Britani, deri në vitin 1992, ku janë bërë të famshme tri nga skulpturat më të larta në galerinë Gagsina të Londrës dhe disa skulptura të tij gjenden edhe në parqet e Oborrit mbretëror. Në muzetë e Nju Jorkut janë disa nga veprat e tij më madhështore. Por ai shfaqet edhe në "Grand Palais" në Paris me veprën madhështore "Promenade". Serra është një nga skulptorët më të famshëm që njihte natyrën specifike të qyteteve dhe historisë së secilit për të përshtatur edhe veprat. Ai thoshte "Unë zbuloj historinë e secilit dhe pastaj mund ta mbuloj veprën time me atë histori". Muzetë e artit ekzibicionist në gjithë botën mbajnë shumë skulptura të Serrës. Serra njihet edhe si krijues i memorialit 1987, "Berlin Junction" që është një memorial që tregon për humbjen e jetës gjatë kohës së gjenocidit nazist. Skulptura u instalua fillimisht në Filarmoninë e Berlinit në vitin 1988.
(Shkrimi i plote u botua sot  ne gazeten Shqiptarja.com)
(Ne foto vepra e Serras: "Lead". Me katër pllaka 121.9×121.9×1.9 cm), pole: 60" (152.4 cm) long)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza