Ja provat e dhunës ku mbështetet
FSHF për t’i kërkuar drejtësi UEFA-s

Ja provat e dhunës ku mbështetet<br />FSHF për t’i kërkuar drejtësi UEFA-s
TIRANE - Ajo që kuqezinjtë e ekipit tonë kombëtar të futbollit përjetuan në fushën e blertë serbe, është shumë më shumë se çka u pa në ekranet e të gjithë botës gjatë ndeshjes në stadiumin “Partizani”. Federata Shqiptare e Futbollit në sqarimin e parë zyrtar që i bën të gjitha zhvillimeve në Beograd, flet për gurë e beton, grushte e karrige, sharje e thirrje raciste të lëshuara ndaj lojtarëve të Shqipërisë...agresivitete këto të nisura që me mbërritjen e autobusit të ekipit kombëtar në stadiumin e Beogradit, për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e evropian “Francë 2016”.

Sipas deklaratës zyrtare të FSHF-së, pre e dhunës nuk ranë vetëm tifozët. Delegacioni zyrtar shqiptar i drejtuar nga presidenti Armand Duka është goditur me një copë betoni, e cila është marrë në dorëzim nga ana e delegatit të UEFA-s. Dhe kjo situatë është regjistruar para fillimit të nxjemjes. E ndërsa ndeshja nuk kishte nisur ende dhe gjithçka ishte jashtë kamerave botërore, FSHF thotë se lojtarët janë qëlluar me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, përpara se të hynin në tunelin e hyrjes në stadium.

Ndërsa në sfond mbizotëronin koret fyese prej afro 30.000 zërash të tifozëve serbë me fjalët “vritini shqiptarët” apo “vdekje shqiptarëve”.

Federata Shqiptare e Futbollit në deklaratën e saj hedh akuza ndaj policisë së Serbisë e cila duhet të garantonte mbarëvajtjen e ndeshjes, se nuk ka ka bërë asgjë për të ndalur tifozët, dhe madje sipas FSHF-së është bërë palë me ta duke qëlluar futbollistët shqiptarë ndërsa futeshin në dhomat e zhveshjeve pas shpërthimit të dhunës.

“Në fushë, kanë hyrë civilë dhe kanë goditur lojtarët shqiptarë me grushte dhe karrige. Për më shumë, lojtarët tanë janë goditur edhe nga personeli i sigurisë. Gjatë tunelit, që të çon në dhomat e zhveshjes, futbollistët shqiptarë janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca e sigurisë në stadium dhe policë. Në rrethimin anësor të tribunës së majtë, mbi kangjella ishin me dhjetëra tifozë, të cilët në sytë e policisë, vazhduan të qëndronin të paprekur deri në fund të minutave që u luajtën”, thuhet në deklaratë.

Pjesa tjetër e deklaratës së FSHF-së vijon me pjesën e dukshme të dhunës që ndodhi në fushën e blertë pak para përfundimit të pjesës së parë Serbi-Shqipëri. Kjo pasi përballja ishte duke u transmetuar Live në media kur flamuri kuq e zi me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe dy heronjtë Ismail Qemlai dhe Isa Boletini u valëvit mbi stadiumin e Beogradit përmes një droni të telekomanduar. "Shqipëria etnike" fluturoi mbi Beograd, ndeshja u nderpre

Deklarata zyrtare e FSH-se per incidentet ne Serbi
FSHF, jep përpara opinionit publik, mediave dhe tifozerisë, qëndrimin e saj në lidhje me ndeshjen Serbi–Shqipëri, të ndërprerë pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

Është goditur gjatë udhëtimit për në stadium, autobuzi i kombëtares. Mjetit lëvizës, ju gjuajtën tre gurë, të hedhur nga tifozët serbë.
Para fillimit të nxjemjes nga ana e ekipit tonë, një pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar e drejtuar nga presidenti Armand Duka është goditur me një copë betoni, e cila është marrë në dorëzim nga ana e delegatit të UEFA-s.

Në çdo dalje të ekipit shqiptar apo individëve të tij, në fushën e lojës gjithçka bëhej agresive dhe tejet acaruese nga ana e tifozerisë vendase.
Pas përfundimit të nxjemjes, lojtarët janë goditur me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, përpara se të hynin në tunelin e hyrjes në stadium.

Për të gjithë periudhën që u zhvillua nxjemja zyrtare përpara ndeshjes, koret fyese prej afro 30.000 zërash me fjalët “vritini shqiptarët” apo “vdekje shqiptarëve” ishin mbizotëruese.

Në rrethimin anësor të tribubës së majtë, mbi kangjella ishin me dhjetra tifozë, të cilët në sytë e policisë, vazhduan të qëndroin të paprekur deri në fund të minutave që u luajtën.

Përpara fillimit të ekzekutimit të himnve, banda frymore, ekzekutoi një marsh nacionalist, i cili nuk ishte i përfshirë në programin zyrtar dhe krijonte një emocion të jashtëzakonshëm nacionalist në stadium.

Himni kombëtar i Shqipërisë, është vërshëllyer masivish, aq sa ishte i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe TV.

Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.

Në fushë, kanë hyrë civilë dhe kanë goditur lojtarët shqiptarë me grushta dhe karrige. Për më shumë, lojtarët tanë janë goditur edhe nga personeli i sigurisë.
Gjatë tunelit, që të çon në dhomat e zhveshjes, futbollistët shqiptarë janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca e sigurisë në stadium dhe policë.

Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të prokurorit të Beogradit (sipas deklaratës së policisë) i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.

FSHF, është e mendimit se të gjitha veprimet e renditura më lart nuk i kanë shërbyer mbarëvatjes dhe zhvillimit normal të ndeshjes, e cila nuk arriti të përfundonte.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme