Ka shumë arsye për të cilat një raport mund t’ju zhgënjejë dhe ky zhgënjim më pas do të sjellë pakënaqësi, frustrim, ndjenjë vetmie dhe turp.
Ja cilat janë tetë arsyet që ju pengojnë për të gjetur personin duhur ose për të çuar më tej një histori dashurie:
Disa studime kanë treguar se ne përpiqemi të gjejmë një person shumë të ngjashëm me ne, në mënyrën se si ne e shohim veten. Nëse ne e vlerësojmë veten tonë në një mënyrë negative ne do ta kemi të vështirë të krijojmë një lidhje emocionale ashtu siç duhet.
Dëshironi shpesh të jeni të sigurtë. Mund të ndodhë që një dëshirë e madhe për të qenë e sigurtë ju shtyn jovullnetarisht të mbizotëroni mbi tjetrin. Pasiguria nuk ju lë hapësirë për të krijuar një raport të shëndetshëm.
Ndjeheni perfektë. Kur keni qenë fëmijë keni marë shumë komplimente dhe prindërit tuaj kanë pritur perfeksionin nga ju. Me kalimin e kohës kjo lloj eksperience kanë krijuar një zë në kokën tuaj që ju thotë se potenciali i partnerit është më i ulët se i juaji. Kjo ju bën mos ti jepni atyre asnjë mundësi. Duhet të zbrisni nga piedestalet dhe të kërkoni e të pranoni personin që ju pëlqen mbi gjithçka.
Keni shumë presion mbi vete. Presioni i familjes që keni mbi kokë gjatë gjithë kohës për të pasur në krah një person sa më të denjë ju ka krijuar ndjenjën e frikës, e cila nuk ju lejon ti jepni mundësi asnjë personi për t’ju njohur. Ky presion krijon turp, ndarje dhe ju shtërngon të shkoni drejt zgjedhjeve të gabuara.
Jeni i zhgënjyer nga lidhjet që keni pasur më parë. Raporti që keni pasur më parë ju ka lënë të zhgënjyer. Kjo bën që mos të keni besim për të krijuar lidhje të reja. Ju jeni të kushtëzuar nga e kaluara juaj gjë që ju bën mos të shikoni drejt të ardhmes.
Frika nga përsëritja e gabimeve. Në të kaluarën ju keni bërë gabime të cilat kanë shkatërruar raportin me dikë tjetër. Dhe tanimë ju keni frikë se do të përsërsni të njëjtat gabime.
Keni trauma. Një traumë mund të përkthehet në forma shumë të fshehta dhe mund të prishë aftësinë tuaj për të dashur dhe për të pasur besim. Nëse jeni të traumatizuar qoftë edhe nga një lidhje e përfunduar ju bën të jeni mosbesues dhe dyshues. Është e rëndësishme të gjeni një person që ju fal siguri dhe ju ndihmon për ta kaluar këtë traumë.
Keni refuzuar shumë raste. Ju mund të jeni një person i mrekullueshëm, seksi, tërheqës por keni humbur me të vërtetë shumë raste. Nuk keni krijuar kurrë një raport sinjifikues, edhe pse ende nuk keni gjetur personin e duhur dhe ju ka bërë t’ja mbathni. E gjitha kjo ju krijon zhgënjim. Por nuk duhet ti humbni shpresat, jetoni çdo ditë si duhet dhe personi do të shfaqet papritur.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)