'Ja pse na duhet mandati i tretë', Rama: Arsyeja, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje, me Shqipërinë që po ndërtojmë sot

Kreyministri Edi Rama sërish ka treguar një prej arsyeve se pse kërkon mandatin e tretë. Ai ka postuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku tregon se si ka qenë shtëpia e një qytetari në Farkë dhe se si është sot pas rindërtimit.

Përmes saj, Rama ka vendosur në paralelizëm qeverisjen e 7 viteve më parë, me shtëpinë e vjetër të qytetarit si dhe qeverisjen sot me shtëpinë e re.

Ai thotë që e nesërmja të jetë njësoj si kjo e sotmja, duhet që të mos ndërpritet ndërtimi i vendit.

Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale listoi disa prej arsyeve se pse shqiptarët duhet t'i besojnë atij mandatin e tretë të qeverisjes. Ai thotë se asnjë nuk ka vullnetin dhe ambicien që PS-ja ka fituar për drejtimin e vendit.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se Rama nuk i kërkon 4 vitet e ardhshme për shqiptarët por për veten e tij. Sipas kryedemokratit, Rama dhe qeveria socialiste ka dështuar gjatë 8 viteve të mëparshme ku nuk ka mbajtur premtimet e tij.

Postimi i plotë i Ramës:

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo.

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë...

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Rama tregon arsyet pse kërkon mandatin e tretë, PD: Ato që s'i bëre për 8 vjet, s'do t'i bësh brenda 4 vitesh

1611830843_seliaePD.jpg

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tregon arsyet pse kërkon mandatin e tretë. PD thotë se Rama nuk mund t'i bëjë në 4 vite, ato që nuk i përmbushi dot brenda 8 viteve të qeverisjes.

"Edi, ajo që s'i ke bërë për 8 vjet, s'do t'i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë. Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë! Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama" - shkruan Basha.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lorenci: 17/02/2021 21:45

    Kur ra termeti ne Shkoder ne 1979, shoku Enver coi gjithe shtetin ne kembe dhe i ndertoi gjithe shtepite e lagjes Bahcallek per disa muaj. Kurse kryeministri i sotem del ne tv dhe thote u be edhe nje shtepi sot, dhe harton qe ka me shume se nje vit qe akoma nuk jane ndertuar banesat. Sa ben infestime luksi neper qendra qytetesh, ndertoi ne fillim shtepite njerezve se nuk kane ku jetojne. Por cte themi kur kryeministri mendon pa vene kembet ne toke.

    Përgjigju
  • Xhaja: 17/02/2021 16:59

    Bravo, po ndertoni banesa te reja neper fshatra per shkak te demtimit nga termeti te shtepive 200 vjecare. Mire beni! Po pallatet e demtuara e klasifikuar DS4 kur do rindetohen. Pallati Rafaelo 2002 ne Yzberish nuk kishte as 5 vjet qe ishte marre ne dorezim, me gjithe materialet e cilesine skandaloze te punimeve. Po te publikohen fotot e tre kateve te para te banimit, te keqen e Jemenit! Nderkohe nga shtatori 2019 bredhim rrugeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve