Ata zbuluan dy skelete që për plot 2800 vite kishin qëndruar, duke u puthur. Këta dy skelete u zbuluan në një nga zonat e Iranit përgjatë gërmimeve në vitin 1972. Dhe që nga ajo ditë ata njihen si simboli i dashurisë së përjetshme.
Skeletët ndryshe janë emërtuar “Të dashuruarit", dhe tashmë kanë marrë një famë botërore. Mesa duket nga fotografia dy skeletet e gjetën vdekjen kur po shkëmbenin puthjen e tyre të fundit, e cila i bashkoj ata për mijëra vjet.
Hipoteza kryesore është se dy të dashuruarit ndodheshin në mesin e një lufte, dhe për t’i shpëtuar betejës janë fshehur në një gropë, tek e cila duhet të kenë gjetur vdekjen të asfiksuar.
Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com