Ja rezoluta e SEECP kundër
terrorizmit: Aksione të përbashkëta

Ja rezoluta e SEECP kundër<br />terrorizmit: Aksione të përbashkëta
TIRANE - Televizioni A1 Report zbardh rezolutën e përbashkët kundër terrorizmit që Ministrat e Jashtëm anëtare të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore) që u firmos në përfundim të samitit të SEECP që u mbajt në Tiranë.
 
Rezoluta me 10 pika dënon që në nisje të saj çdo akt apo formë të shfaqjes së terrorizmit dhe ekstremizmave, si dhe vendosmërinë e vendeve të Evropës Juglindore për ta luftuar.
 
Sipas rezolutës, në pikën e tretë të saj, aktet terroriste nuk kanë asnjë lloj justifikimi, dhe nuk i përkasin asnjë nacionaliteti apo feje.
 
rezoluta

Po ashtu, në pikën pasardhëse, vendet anëtare të SEECP, nënvizojnë vullnetin e tyre për aksione të përbashkëta në përgjigje ndaj akteve dhe sulmeve terroriste, në mbrojte të demokracisë, si dhe në kuadër të parandalimit të radikalizmit në rajon.
 
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe mbështetja dhe promovimi i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, si një ndër liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
 
Mbështetja dhe garancia se vendet e Evropës Juglindore do të jenë gjithnjë krah partnerëve ndërkombëtarë në luftën ndaj terrorizmit është një tjetër pikë e rëndësishme e rezolutës. Ndërkohë pika 7 ka të bëjë me shqetësimin lidhur me rritjen e aktivitetit dhe kërcënimit terrorist, veçanërisht në disa vende të Evropës Jugore.
 
Në këtë situatë, vendet anëtare të SEECP kërkojnë angazhim për veprime dhe politika të përbashkëta, në gjetjen e formave dhe rrugëve për të luftuar terrorizmin.
 
seecp

Më poshtë pikat e rezolutës së përbashkët të vendeve të SEECP kundër terrorizmit:
1-Dënojmë të gjitha praktikat dhe format e terrorizmit dhe shprehim determinimin për të luftuar terrorizmin dhe format e tij.
2- Dënojmë të gjitha aktet terroriste dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga ISIS DAESH.
3-Theksojmë se terrorizmi s’ka asnjë lloj justifikimi dhe s’duhet t’i përcaktohet asnjë nacionaliteti besimi fetar apo grupi etnik.
4-Shprehim angazhimin e plotë se sfida të përbashkëta kërkojnë aksione dhe përgjigje të përbashkëta.
5-Mbështesim dhe promovojmë fuqishëm tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si një kontribut direkt për demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Por edhe për të parandaluar radikalizimin e terrozimit në rajonin tonë.
6-Shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj koalicionit global anti-terror dhe angazhohemi të forcojmë bashkëpunimin, nëpërmjet mekanizmave së bashku me partnerët.
7-Shprehim shqetësimin e madh për rritjen e aktivitetit dhe kërcënimit terrorist. Sidomos në disa zona ne Europën Jugore. Çfarë kërkojnë angazhim për veprime politike, dhe gjetja e rrugëve për të luftuar terrorizmin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur