Madje shumë studime të fundit këshillojnë që është e domosdoshme të zhvillohet të paktën një orë aktivitet fizik në ditë për të shmangur sforcimet në trupin tonë kur qëndrojmë ulur në tavolinë për tetë orë me radhë.
Ky është përfundimi i arritur nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë të Institutit të Shëndetit Publik në Angli, që pasi analizoi të dhënat e rreth 1 milion personave, arriti në përfundimin se një orë aktivitet fizik është shumë i nevojshëm për këtë kategori personash.
Studiuesit u shprehën gjithashtu se rreziqet e vdekjes ishin 9.9% për ata persona të cilët qëndrojnë ulur për tetë apo më shumë orë në ditë dhe janë të angazhuar pak ose aspak në aktivitete fizike, krahasuar me ata që rrinin ulur më pak se 4 orë dhe ishin aktivë për të paktën një orë në ditë.
Por nga ana tjetër, të gjithë personat që kryejnë të paktën një orë aktivitet fizik në ditë, i eleminonin të gjitha efektet negative të të ndenjurit për një kohë të gjatë të ulur.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)