Ja sa do të përfitojë Kombëtarja
nëse shkon në “Euro 2020”

Ja sa do të përfitojë Kombëtarja<br />nëse shkon në “Euro 2020”<br>
Në Kongresin e UEFA-s, që u mbajt sot në Sllovaki, janë diskutuar shumë çështje. Përveç zëvendësimit të katërt në një ndeshje futbolli apo mosfutjes së VAR në ndeshjet e Champions League, të paktën edhe për sezonin pasardhës, janë miratuar edhe të ardhurat për ekipet kombëtare që do të marrin pjesën në “Euro 2020”.

UEFA ka vendosur të shpërndajë plot 371 milionë euro për 24 skuadrat që do të kualifikohen në fazën finale të Europianit të vitit 2020.
Plot 9.25 milionë euro secila do të përfitojnë të 24-ta skuadrat që do të marrin pjesë.

Më pas, në fazën e grupeve 1.5 milionë euro do të shpërblehet çdo fitore, dhe gjysma e kësaj shume për çdo barazim. Në 1/8-at e finaleve, skuadrat do të marrin 2 milionë euro dhe ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë 3.25 milionë euro të tjera.
Ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi do të jetë 5 milionë euro.
Ekipi që do të ngrejë trofeun do marrë 10 milionë euro, ndërsa finalisti shpërblehet me 7 milionë euro.

Kjo do të thotë se skuadra kampione, nëse i fiton të gjitha ndeshjet në grup, do të përfitojë në total 34 milionë euro, një shifër kjo më e lartë krahasuar me 27 milionë euro në “Francë 2016”. Një tjetër vendim që u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte miratimi i fondit prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit “Hattrick”, për periudhën 2020-2024. Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron