Ja se si mund të dalim sa më
fotozhenike edhe kur nuk jemi 

Ja se si mund të dalim sa më<br />fotozhenike edhe kur nuk jemi 
I keni parasysh ata njerëzit që duken gjithmonë mirë në foto? Ata që në çfarëdo pozicion apo profil të dalin, duken bukur? Po, për ata fotozhenikët e këmi fjalën. Për ata që shumë të tjerë i kanë zili. Ndaj për të mos qëndruar me kaq, më mirë le të dëgjojmë disa këshilla nga vetë ata…

Kanë mësuar sekretet e duhura
 
Nëse dëshiron të bësh një foto ndërkohë që je e ulur, kamera nuk duhet të jetë asnjëherë poshtë nivelit të mjekrës tënde. Nëse nuk ke vend tjetër për të vendosur kamerën, atëherë lëviz fytyrën për të arritur rezultatin e dëshiruar.

1

Janë të qeta dhe plot vetëbesim
 
Mos u mundo të fshehësh barkun, ndërkohë që bën foto (nëse kjo është gjeja e parë që bën). Sepse fytyra jote do e reflektojnë mundimin dhe trupi jot do të duket i shtrënguar. Me pak fjalë, ki më shumë vetëbesim në vetvete.

2

Ato nuk qeshin, por përdorin mënyrën “squinch”
 
Buzëqeshja që nxjerr në pah dhëmbët shpesh herë duket e sforcuar për shkak të pasigurisë që shfaq çdo person për dhëmbët e tij. Ndaj edhe ato kanë zbuluar një “teknikë” të të buzëqeshurit që e quajnë “squinch”. Buzëqeshje me sy dhe me mollëza.

3

Luajnë shumë me sytë
 

Sa herë të ka rastisur që në foto të ndryshme ke dalë me sy mbyllur, ose duke parë në drejtim tjetër? Është më mirë që personi që të nxjerr fotografi të numërojë. Ndërkohë që thotë tre dhe dy, mbaji sytë mbyllur dhe sapo të thotë një, hapi. Do të dukesh me e freskët dhe jo si gjysmë e fjetur.

4

Nuk thonë “Gatiiii”
 
“Gatiii”. Kjo është fjala që dëgjohet nga ai që nxjerr fotografinë dhe menjëherë buzëqeshja jote ngrin. Nëse dëshiron të thuash diçka për ta sinjalizuar atë se je gati, përdor një fjalë që nuk e shtrëngon gojën tënde. Të huajt përdorin fjalën “money”.

5

Mësojnë nga gabimet e tyre
 

Në vend që të rrish duke parë fotot e tua, në të cilat nuk ke dalë mirë, fillo mëso nga gabimet. Nëse shikon që diçka në fytyrën tënd nuk të pëlqen, ndryshoje në fotot e radhës.

6

Praktikohen para pasqyrës
 
Shumë veta ndiejnë turp kur shikojnë për shumë gjatë veten e tyre në pasqyrë. Por duhet të kesh më shumë vetëbesim, si thamë më lart? Fillo praktikohu, pak minuta çdo ditë.

7

Dinë se ku të qëndrojnë kur bëjnë foto në grup
 
Fotot në grup janë zgjidhja e duhur për ata që nuk duan të përqendrojnë të gjithë vëmendjen tek vetja e tyre. Nëse je e gjatë, mos qëndro afër kamerës, nëse profili jot është në të djathtë, qëndro në vendin e duhur

8

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!