Anri Sala është një tjetër talent shqiptar i cili sipas sondazheve kryeson listën e artistëve në Francë për numrin më të madh të ekspozitave të realizuara në mbarë botën dhe numrin e madh të objekteve të ekspozuara në to. Në listën e cila përbëhet nga 100 emra janë të përfshirë vetëm 19 gra.
I riu shqiptar i lindur në Francë është një artist që gëzon mjaft popullaritet atje për objektet e veçanta të përdorura në ekspozitat e tij. Në listën e kryesuar nga Sala të publikuar nga mediat franceze, ai ndiqet nga François Morellet e renditur e dyta, Christian Boltanski, e treta and Daniel Buren e katërta.
Artisti shqiptar ishte përfaqësues i Francës në ekspozitën Binalen të Venecias në vitin 2013. Ai ka përfaqësuar gjithashtu Francën në shfaqet e fundit në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë institucione të artit po promovojnë këtë talent me origjinë shqiptare, ku e fundit ishte një video që Instituti i Artit në Çikago ka pregatitur ku ka përfshirë të gjithë aktivitetet e tij nga nëntori i vitit të kaluar deri në Prill.
Redaksia Online
(O.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com