TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur këtë të hënë kreun e ri të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në krye të këtij institucioni nga kjo e hënë do të jetë Hysni Demiraj, i cili ka mbajtur postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.
Demiraj ishte në garë përballë Alaudin Malajt, i cili ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit. Demiraj u zgjodh nga KLD, me 8 vota pro, ndërsa 2 anëtarë të tjerë votuan kundër tij.
Ashtu siç Shqiptarja.com konfirmoi më herët, në procesin e votimit nuk mori pjesë gjyqtari Gjin Gjoni i cili u tërhoq, pas kërkesës së një dite më parë të Alaudin Malajt për përjashtimin e tij nga votimi për shkak të konfliktit të interesit.
Gjoni nuk mori pjesë as në procesin e vlerësimit të punës së kreut të Apelit dhe ashtu siç pritej as në atë të votimit, duke dashur t’u shmanget debateve. Pak çaste para nisjes së votimit Demirajt nuk i mungoi këshilla e fundit nga kolegu dhe mbështetësi i tij Gjin Gjoni.
ReportTv ka mësuar se në votimin për kreun e ri të gjykatës së Apelit ka munguar vota e ministrit të drejtësisë Ylli Manjai, Xhezahir Zaganjori, Vangjel Kosta ajo e presidentit Nishani si dhe vota e Gjin Gjonit.

Hysni Demiraj fituesi për kreun e Gjykatës së Apelit Tiranë

Gjyqtari Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj para votimit

Gjyqtari Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj me rreth të kuq para votimit
Në këtë garë u përfshi dhe kandidati Gazmir Levanaj por pjesmarrja e tij u cilësua thjesht fiktive pasi votat e anëtarëve të KLD-s u ndanë midis Demirajt e Malaj.
Por cili është gjyqtari Demiraj?
Ai ka nisur karrierën në drejtësi me formim juridik në të ashtëquajturin Kursi i Plepave për të arritur pas dy dekadash në krye të apelit të Tiranës. Demiraj ka qenë relator në cështjen e gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit dhe në këtë proces ndaj gardistëve u shua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Po ashtu Demiraj ka qenë pjesë e gjykimit sëbashku me Gjin Gjonin dhe në masën e sigurisë të shtetasit turk të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, ku pas heqies së arrestit nga këta gjyqtarë ai u arratis.
Zgjidhen 6 gjyqtarët e Apelit Administrativ
Në mbledhjen e sotme të KLD e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u votua edhe për emërimin e 6 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Administrativ. Gjyqtarët e rinj janë: Bernina Kondi, Fjoralba Qinami, Arjan Qafa, Amarildo Laçi, Enkeleida Softa dhe Bari Shyti.
Po ashtu nga rendi i ditës është u mor në shqyrtim pika 7, ku është pranuar kerkesa e Sokol Pashos i cili mbant postin e Drejtorit të Juridiksionit në Ministrinë e Drejtësisë, per t'u kthyer në detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Tiranës.
Alaudin Malaj-Manjanit: Përjashtoni Gjin Gjonin nga votimi
Një ditë më parë kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, në një letër drejtuar ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi përjashtimin nga votimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.
Në kërkesën e tij Malaj argumentonte se Gjin Gjoni duhet të përjashtohet nga votimit pasi është në konflikt interesi me të.
“Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi. Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot. Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje, " thuhet në kërkesën e Malajt.
Sipas tij, pjesëmarrja e Gjin Gjonit në votim, do të paragjykojë objektivitetin e vlerësimit në përzgjedhjen e kryetarit të Apelit Tiranë, pasi ai gjendet në kushtet e pengesës së ligjit dhe konfliktit të interesit.
Katër muaj më parë KLD shpalli mbarimin e mandatit të Alaudin Malajt.
/Shqiptarja.com

VIDEO