Fatjoni dhe Matilda, çifti i parë i vërtetë brenda show-t “Big Brother” gjatë shtatë viteve, për nëntë javë me radhë ishin dy lojtarë të fortë në garën e madhe për 100 milionë, sot janë të “ndarë”.

Pas eleminimit të së premtes, Fatjoni banori më i diskutuar në shtëpinë e “Big Brother” është gjetur mes femrave, një argëtim që ndoshta kishte kohë që i mungonte.

fatjoni, violeta bb7

Ka qenë polakja, vajza e cila u shqua për bukurinë dhe qetësinë e saj e cila ka postuar në “facebook” një foto ku shkruan mbi gjoksin e Fatjonit “Rezervuar”, duke lënë të kuptojmë që janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit në një nga klubet e Tiranës.

Ndërkaq, Matilda e bindur që do të luajë fortë për çmimin e madh 100 milion, ka nisur një ditë të qetë larg bashkëshortit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)