TIRANE - Emigrantët shqiptar do të kenë të drejtë që të marrin pension në Shqipëri. Ministri i Mirqenjes Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj theksoi dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se qeveria është duke punuar për të arritur marrëveshjen e njohjes së pensioneve me vendet e BE-së në mënyrë që emigrantët shqiptar të përfitojnë nga kjo skemë.
Sipas tij, marrëveshjet e njohjes së viteve të punës po bëhet me ato vende që kanë marrëveshje me shtetet të tjera të BE-së që rrjedhimisht përfitojnë edhe shqiptarët që jetojnë në ato shtete. “Në këto 300 ditë kemi bërë më shumë se çfarë janë bërë në këto vite. Kemi bërë marrëveshje me Belgjikën Luksemburgun Çekinë dhe sapo kemi përfunduar marrëveshjen teknike me Kanadan. Sipas skemës, nëse një shqiptar ka punuar në Belgjikë, atëherë ne njohim marrëveshjen që ai shtet ka bërë me shtetet e tjera ku ne nuk kemi marrëveshje. Por kjo gjë do të përparojë pasi edhe në Shqipëri ka shtetas të huaj që punojnë këti. Aktualisht janë 19 mijë shtetas italin që punojnë në Shqipëri”.
/Shqiptarja.com