TIRANE- Në administratën qendrore do të punojnë 1723 punonjës të rinj me kontratë të përkohshme. Qeveria ka publikuar listën e institucioneve të cilat do të pranojnë punonjës të përkohshëm gjatë 2016-s. Bie në sy se nga 1723 punonjës në total, 500 prej tyre do të punojnë në Drejtorinë e Tatimeve. Kjo vjen për shkak të aksionit që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër informalitetit, aksion që sicc duket do ta vazhdojë edhe këtë vit. Punonjësit do të punojnë nga 3-8 orë, në varësi të kërkesës që ka secili institucion.
 
Kërkesa
Numër më i lartë i punonjësve  është akorduar nga qeveria për Ministrinë e Financave, 575, Ministria e Zhvillimit Urban do të marrë 322, ndërsa Ministria e Bujqësisë 131 punonjës. Kontrata që do të nënshkruajë secili do të jetë 1-vjeccare dhe do paguhen, njësoj si punonjësit e tjerë.