Ja si duhet të visheni në
punë gjatë vapës përvëluese 

Ja si duhet të visheni në<br />punë gjatë vapës përvëluese 
Me rritjen e temperaturave bëhet edhe më e vështirë përshtatja sa i përket zgjedhjes së veshjes së duhur për të shkuar në punë.

Ja ku disa personazhe të njohur të ekranit si Michelle Hunziker, Anna Wintour dhe  Gaia Repossi që ofrojnë disa mënyra veshje të cilat janë perfekte për të qenë këndshëm në punë edhe gjatë këtyre temperaturave të larta.

Duket se thonjtë pa manikyr, veshje të freskëta dhe sandale janë disa nga këshillat e vlefshme për këtë periudhë. Ndonëse në thonjtë e gishtave të dorës nuk është i këshillueshëm manikyri për thonjtë i këmbëve do të ishte mjaft i përshtatshëm.

Në këtë mënyrë do të ishte i kombinueshëm me rrobat e kryesisht me pantallonat dhe fundet. Ngjyrat e çelëta dhe e bardha janë më të favorizuarat. Kujdes me gërshetimin dhe kombinimin ngjyrave të ndezura pasi jo gjithmonë është efikas.

Përpiquni të mos ngarkoheni me shumë gjëra me vete, nëse keni mundësi evitoni edhe çantën e dorës, në mënyrë që të jeni më të lirshme. Një tjetër element i rëndësishëm është edhe këpuca, përpiquni të gjeni këpucë sa më të rehatshme gjatë përditshmërisë tuaj.

veshje

veshje

veshje

veshje

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur