Ja si dukej Dukesha e Kembrixhit 
në prezantimin e "Place2Be"

Ja si dukej Dukesha e Kembrixhit <br />në prezantimin e "Place2Be"<br>
Dukesha e Kembrixhit është javë larg nga lindja dhe këtë mëngjes, shkëlqënte nga ndjenja e mëmësisë, ndërsa ajo arriti të hapte zyrtarisht selinë e re të shëndetit mendor të fëmijëve, Place2Be.

Kate, 36 vjeçe, kishte veshur një fustan material seraphine për vizitën, vetëm disa javë pasi ajo e veshi atë për drekën mbretërire norvegjeze në pallatin në Oslo. Ky lloj ka qenë e preferuara e saj gjatë  kësaj shtatëzanie pasi Kate ka zgjedhur veshjet serapine për shumicën e angazhimeve të saj zyrtare në javët e fundit.

Dukesha dha një fjalim në hapje, duke thënë: "Kjo Qendër e Re e “Excellence”është kaq e rëndësishme, jo vetëm për “Place2Be” për  punën e tyre të jashtëzakonshme, por për të gjithë udhëheqësit e shkollave, mësuesit dhe fëmijët ajo ndihmon tani dhe pa dyshim do të ndihmojë në vitet e ardhshme që do të vijnë. Kjo Qendër e “Excellence”  është një hap i ri dhe i rëndësishëm për të ndihmuar ata që do të rrisin gjeneratën e ardhshme të fëmijëve të shëndoshë mendore”.

Në fjalën e saj, Kate, 36 vjeç, gjithashtu lavdëroi punën që bamirësia ndihmon t'u japë shkollave përparësi për shëndetin mendor dhe zhvillimin social të fëmijëve, në mes të fokusit të vazhdueshëm në arritjet akademike.

Kate u bë mbrojtëse e Place2Be në vitin 2013. Bamirësia ka në qendër kujdesin e shëndetit mendor të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe punon me shkollat fillore dhe të mesme për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijëve.

Gjatë vizitës ajo mori pjesë në një diskutim me profesionistët e shëndetit mendor, të cilët kanë përfunduar një nga kualifikimet e akredituara të Place2Be për këshillimin e fëmijëve dhe drejtuesit e shkollave të cilët kanë marrë pjesë në programin e Kampioneve të Shëndetit Mendor të Bamirësisë.

Dhe u bashkua me tryezën e rrumbullakët me anëtarët e ekipit hulumtues dhe vlerësues të Place2Be dhe grupin e pavarur këshillimor për hulumtime, për të diskutuar se si bamirësia përdor prova dhe hulumtime për të informuar dhe për të përmirësuar vazhdimisht praktikën.

Është një javë e zënë për dukeshën që dje vizitoi shkollën fillore Pegasus në Oksford për të parë punën e Lidhjeve Familjare, një organizatë bamirëse që punon me shkollat për të mbështetur fëmijët dhe prindërit me mirëqenien e tyre emocionale.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë