Qindra qytetarë kosovarë, ndërrimin viteve e pritën nën tingujt e këngëve të konçertit dhe ngjyrave të fishekzjarreve të shumtë që mbuluan qiejt e Prishtinës. Aktivitetet u zhvilluan në sheshin "Zahir Pajaziti", nga Komuna e Prishtinës.

Për të festuar Vitin e Ri në sheshet e kryeqytetit kishin dalë qindra qytetarë. Hedhja e fishekzjarrëve ishte organizuar nga Komuna e Prishtinës, por kishte edhe qytetarë që në mënyrë individuale ngjyrosën qiellin e Prishtinës pas orës 00:00.

Por hedhja e fishekzjarreve është shoqëruar edhe me pasoja. Në Qendrën Emergjente pas ndërrimit të moteve kanë arritur rreth 15-16 të lënduar nga fishekzjarrët.
Por, një fëmijë 2-vjeçar që po festonte në kryeqytet me prindërit e tij, ka marrë lëndime më serioze nga fishekzjarrët, raporton KosovaPress.

Pas disa minutave festë, shumë qytetarë të mbledhur në këtë shesh filluan të shpërndahen për shkak të temperaturave të ulta.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com