Një fabrikë riciklimi mbetjesh u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Zjarri përpiu fabrikën "Everest" që ndodhet në zonën e Kasharit duke e djegur plotësisht, ndërsa ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet.  Gazetari i Report TV Antonio Çakshiri sjell fotot nga momentet që fabrika u dogj plotësisht nga zjarri dhe zjarrfikësit që 'luftojnë' me flakët e mëdha në përpjekje për t'i neutralizuar. 

Shtëllungat e tymit mbuluan zonën përreth Kasharit ndërsa flakët arrinin lartësi deri në 10 metra. U desh ndërhyrja e mbi 10 automjeteve zjarrfikëse që vunën nën kontroll flakët pas rreth 4 orësh. 

Ora 15:24
Zjarri përpinë fabrikën e riciklimit në Kashar, zjarrfikësit luftë me flakët/ FOTO