Ja si ka degraduar veshja
etnike në "Fustanella Festival" 

Ja si ka degraduar veshja<br />etnike në
GJIROKASTER- Ka degraduar tërësisht veshja kombëtare e fustanellës në “Fustanella Festival” që ka çelur siparin të premten në mbrëmje në qytetin muze të Gjirokastrës.

Ndërsa ky degradim nuk është aspak problem për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e konsideron si një metaforë.

Bëni një dallim mes objektit dhe simbolit, ne flasim për fustanellën si metaforë”, u shpreh ministrja Kumbaro.
 
Festivali vijon tre ditë rresht si një dedikim që i bëhet veshjes tradicionale të shqiptarëve të trashëguar nga shekujt.

Por kjo që kanë veshur artistët nuk është fustanellë dhe vetë fustanella nuk është kombinuar kurrë në historinë e saj me një bluzë si të seminaristëve gjatë një meshe.

Para se të niste festivali ministrja e kulturës nuk e vuri re deformonimin. Madje e veshi këtë fund që e quan fustanellë dhe bëri një një foto së bashku me
drejtorin artistik të “Fustanella festival”, Robert Bishën.

Me krenari e poston në faqen e saj të Facebookut. Pozojnë para fotografisë së Shote e Azem Galicës, duke imituar qëndrimin e heronjve.  

Nëse, të imitosh heronjtë e kombit, është humor apo performancë artistike, çështja mbetet vërtetë për t’u diskutuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljen e një ministri e jo të një artisti të lirë.

Auron Tare i organizatës për mbrojtjen e trashëgimisë ka reaguar pas postimit, dhe i shkruan ministres Kumbaro se kjo veç fustanellë nuk është.
Ndryshe nga Tare, organizatori i festivalit Robert Bisha, duket i kënaqur që ministrja s’e ka vënë re fustanellën e tyre dhe poston foton me komentin “e po ku e gjeni nje ministre qe ben nje foto si kjo???! suuuper!

Edhe pse nuk duket në këtë festival fustanella e vërtetë shqiptare me shumë pala e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli, Ministrja përpiqet t’i japë rëndësi më të madhe se ç’duhet eventit. 

“Ky festival treditor mbledh shumë grupe nga shumë vende të botës, që nga Indonezia deri në Britaninë e Madhe, Nga Italia, Maroku e kështu me radhë, rreth një fustanelle, e cila në fakt duhet të jetë një simbol i mënyrës e sesi kombinohet tradicionalja me modernen”, tha mes të tjerash Kumbaro.
 
Nëse ministrja s’ka treguar vëmendjen e duhur për projektin, organizatorët duket se do të korrin, çfarë kanë mbjellë.

Fustanella është mit i trashëgimisë së bashku me iso-polifoninë. Por me këtë muzikë, me këto dekore në restaurim e sipër, me këtë interesim sporadik të qytetarëve të Gjirokastrës së fustanellave, projekti po dështon sa pa nisur...

[gallery]22355[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar