Ja si lindi ideja e ligjit të shpifjes

Projektligji i qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal, me qëllim kriminalizimin e shpifjes dhe dënimin me gjobë ose deri në 3 vite burg, duket se ka si zanafillë të tij, raportin jozyrtar të OSBE-së, i publikuar në datën 11 shtator.
 
Dokument fliste për lidhje të mundshme të politikanëve shqiptarë me botën e krimit të organizuar, si dhe ngrinte pikëpyetje për pasuritë e deputetëve, ministrave, ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, të fshehura në bankat e huaja.
 
Raporti atakonte edhe kryeministrin Edi Rama dhe paraardhësin e tij, Sali Berisha dhe shumë deputetë.

Por, dokumenti nuk kishte prova të mjaftueshme për të argumentuar pretendimet dhe klasa politike, për herë të parë e unifikuar, e quajti shpifje. Vetë OSBE u shpreh se raporti ishte i hartuar mbi bazën e akuzave të mediave të shkruara dhe atyre elektronike.
 
Nisur nga impakti që shkaktoi në opinionin publik një raport i tillë, pasi për herë të parë një ambasadë e huaj, apo përfaqësi diplomatike e një organizimi ndërkombëtar, akuzonte politikanët si të lidhur me krimin e organizuar, qeveria është shtyrë të marrë masa për t’i vënë kufi shpifjes, duke vepruar në kushtet e fshehtësisë së plotë. 

Me urgjencë brenda 4 ditëve është hartuar ligji dhe u është kërkuar mendim ministrive. Ndërkohë që kërkesa është parashikuar të diskutohet në komisionet parlamentare.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim

Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim