Ja si mund të lëvizësh
shtëpinë me rrota

Ja si mund të lëvizësh<br />shtëpinë me rrota
Një ndërtesë disa katëshe në Washington DC është lëvizur e tëra nëpërmjet rrotave për t’u spostuar diku tjetër, pasi në zonën ku ajo ndodhej janë planifikuar të bëhen ndërtime të reja. Projektuesit e kompleksit të ri nuk gjetën rrugën më të lehtë, por megjithatë vendosën të mos e shkatërronin ndërtesën historike duke e bërë punën paksa më të vështirë. Megjithatë rezultati ishte mahnitës, teksa shikon një ndërtesë gjigande që lëviz mbi shumë rrota.

Ajo ndodhej në bulevardin e New Yorkut dhe u spostua vetëm pak blloqe më tutje. Kompania e specialistëve që realizoi këtë lëvizje është themeluar që në vitin 1954 dhe përdor pajisje të fuqishme si krik hidraulikë për të nxjerrë ndërtesat nga themelet dhe për ta vendosur në një platformë të rëndë. Më pas ajo lëvizet me një shpejtësi rreth 30 metra në orë. Tani të gjithë admiruesit e veprave arkitekturore historike mund të rrinë të qetë pasi nuk do të ketë më rrezik për prishjen e tyre por falë kësaj teknologjie ata do të spostohen në zona më të përshtatshme. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale