TIRANE- Ligji i ri për punonjësin social parashikon kritere strikte për këdo që do të ushtrojë këtë profesion. Urdhri i Punonjësit Social që pritet të krijohet së shpejti, do të jetë rregullatori dhe vlerësuesi kryesor për të gjithë profesionistët brenda apo jashtë vendit që do të duan të ushtrojnë këtë profesion. Licenca e punonjësit social nuk do të shërbejë vetëm për regjistrimin total të punonjësve që ushtrojnë këtë profesion në të gjithë vendin por do të jetë tregues edhe për aftësinë profesionale të gjithësecilit.