Ja si të ruhemi nga ndërrimi i stinëve

Ja si të ruhemi nga ndërrimi i stinëve
Me mbërritjen e stinës së vjeshtës ditët nisin të shkurtohen dhe ngjyra e marrë në plazh fillon të zbehet e gjithashtu kujtimet e pushimeve. Por përveç tyre ndoshta pa kuptuar nisin simptoma si përgjumje, lodhje, vështirësi për t’u përqendruar, humori i cili vjen duke u ulur e gjithashtu rritje të oreksit që çon detyrimisht në rritjen e peshës. Një në katër persona gjatë stinës së vjeshtës është lehtësisht i prekur nga këto simptoma. Ndërkohë që 5 deri në 10 përqind të personave vuajnë një depresion të vërtetë stinor. Këto shqetësime nisin me fillimin e muajit tetori dhe përfundon me ardhjen e pranverës duke rrezikuar rendimentin social dhe profesional.

Proteinat: Sipas një studimi të Universitetit të Pittsburgh të publikuar në revistën Chronobiology, një nga proteinat e përfshira është në genin e melanopsinës, e cila është në gjendje të ndjejë ndryshimet e intensitetit të dritës duke ia përçuar më pas trurit. Personat të cilët kanë ndryshime në këtë gen janë më të predispozuar për të ndjerë ndryshimin e dritës së ditës në vjeshtë apo në dimër. Sipas studiuesve më të ndjeshëm ndaj këtij faktori janë personat që jetojnë në veri, pasi drita diellore është më e pakët, njerëzit nga mosha 30 deri në 40 vjeç dhe femrat. Gjinia femërore e ndjen më shumë këtë ndryshim për shkak ciklit menstrual.

Ritmet natyrale: Ndonëse mund ta konsiderojmë veten qënie më të evoluara se natyra, sërish ora jonë biologjike ndikohet nga ndryshimet e saj, të cilat janë në varësi të kushteve të dritës. Studiuesit shprehen se simptomat e depresionit sezonal janë në fund të fundit shenja të një përgatitjeje që trupi bën për të përballuar stinën e ftohtë. Sistemet hormonale gjatë vjeshtës modifikojnë aktivitetin e tyre për të ruajtur energji, për t’u çlodhur më shumë si dhe për t’u përshtatur të ftohtit që do të vi.

Ekspozimi ndaj dritës: Por çfarë duhet të bëjmë për t’u ndjer më mirë? Para së gjithash duhet të përshtatemi me ritme sa më natyrale. Disa prej gjërave që nuk duhet t’i bëjmë janë, të punojmë pa u ndikuar nga ora, të bëjmë udhëtime, të prishim balancën e gjumit duke ndenjur zgjuar deri vonë etj. E rëndësishme është të ekspozohemi sa më shumë në dritë dhe sidomos asaj të mëngjesit si dhe sa më shumë aktivitet fizik.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta