TIRANE- Zbardhet mënyra se si u emërua mikesha e Argita Berishës në krye të Gjykatës së Durrësit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zbardhur procesverbalin për mënyrën se si është bërë përzgjedhja e kandidaturave për postin e kryetarit të Gjykatës së Durrësit. Nga ky material rezulton se për kandidaturën e Joana Qeleshit ishte bërë një debat i gjerë në mbledhjen e KLD-së ku 9 anëtarë kanë votuar pro saj dhe një kundër. Anëtari Gjin Gjoni ka qenë njëri nga 9 votuesit që e ka mbrojtur më fortë kandidaturën e Qeleshit e cila kishte 4 vite punë si gjyqtare duke përfshirë edhe stazhin profesional.
/Shqiptarja.com








