103-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin. Pothuajse në çdo qytet, kanë mbizotëruar flamujt kuq e zi, ndërsa në nder të kësaj dite janë organizuar edhe aktivitete të shumta festive. Atmosfera e Ditës së Pavarësisë është ndjerë më së shumti në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat e Gjirokastër.
Shkodër
Në qytetin e Shkodrës, festimet në nder të 103-vjetorit të Pavarësisë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Drejtuesit e pushtetit lokal, përfaqësuesit e klerit si dhe dhjetra qytetarë të Shkodrës kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të Luigj Gurakuqit. Më pas, të djathët janë ndarë duke përkujtuar me 28 nëntor edhe Ditën e Çlirimit. Fillimisht kanë vendosur kurora me lule pranë varrezave të Rrmajit, dhe më pas pranë varrezave të dëshmorëve. Ndërsa me 29 nëntor, prefekti Paulin Radovani dhe deputet e mazhorancës do të zhvillojnë ceremonitë përkujtimore në kuadër të ditës së çlirimit.

Lezhë
Ngritja e flamurit në obeliskun në qender të qytetit të Lezhës, ka çelur aktivitet për 103-vjetorin e shpalljes së pavarëisë së vendit tonë. Kreu i Bashkisë Fran Frrokaj, deputeti Eduart Ndocaj si dhe përfasues të klerit katolik kanë vendosur kurora me lule pranë obeliskut në nderim të festës së flamurit.
Deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar mungesën në këtë ceremoni të disa istitucionëve mes tyre edhe të prefektit, pasi sipas tij kjo është një festë që na bashkon të gjithëve. Në përgjigje të deklaratës së Ndocaj, prefekti i Lezhës Altin Jaku, ka uruar Ditën e Pavarësisë, nga facebooku i tij, duke u shprehur se ndodhet në terren në krye të shtabit të emergjencave pasi në Rrugën e Kombit ka patur rrëshqitje dherash.
Më pas aktivitetet në nderim të kësaj dite kanë vijuar në Pallatin e Kulturës, ku janë interpretuar këngë dhe valle.

Ebasan
Dita e Pavarësisë në Elbasan është festuar me dy ceremoni të ndryshme nga të majtët e të djathtët. Në dy orare të ndryshme ceremonitë u zhvilluan para monumentit të flamurtarit të Elbasanit. Më herët PD dhe aleatët e saj vendosën kurora me lule në monumentin e Aqif Pashës, patriotit elbasanas që, bashkë me atdhetarë të tjerë ngritën Flamurin e Pavarësisë në këtë qytet. Më pas kurora me lule u vendosën edhe tek monumenti i të përndjekurve. Ditën e çlirimit e djathta e ka postuar në 28 nëntor duke vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.
Kryetari i PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi u shpreh se 28 nëntori është dita më e shënuar e Kombit shqiptar. Por sipas tij, burrat e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me ata burra që gjithçka e dhanë për atdheun.
Një orë më pas 28 nëntori është festuar nga e majta dhe pushteti vendor në Elbasan. I pranishëm veç pushtetarëve lokalë ka qenë edhe ministri i transporteve, deputet i LSI për Elbasanin, Edmond Haxhinasto. Fjalën e rastit e ka mbajtur prefekti i Elbasanit Arben Kamami.

Gjirokastër
Edhe në Gjrokastër është përkujtuar sot 103 vjetori i Pavarësisë së vendit, ndërkohë që PD lokale, ka përkujtuar edhe 71-vjetorin e çlirimit. Përfaqësues më të lartë të pushtetit vendor në Gjirokastër, drejtues institucionesh dhe nga subjektet politike, janë bashkuar në vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule, në monumentin e Heroit Kombëtar Cerciz Topulli, në sheshin ku mban emrin e tij. Krahas kësaj, është përuruar edhe këndi i ngritjes së flamurit kombëtar në mes të qytetit të gurtë nga prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime. Ky i fundit, pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Çerçiz Topullit, është shprehur se Dita e Pavarësisë është një datë që përkujton kontributin e patriotëve vendas.
Ndërkaq, PD e Gjirokastrës, më herët, organizoi një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit për të përkujtuar 71-vjetorin e çlirimit të atdheut. Roland Bejko, kreu i PD, është shprehur se data të tilla me karakter historik, do të ishin më të mira të përkujtoheshin nga të gjitha palët.

Berat
Me një rol të rëndësishëm në shpalljen e Pavarwsisë, ku nga Prefektura e Beratit u bënë pjesë e nënshkrimit të aktit të Pavarsisë tetë firmëtar, është festuar sot në këtë qytet 103-vjetori i kësaj feste. Pushtetarë vendor, historian, familjarë të firmëtarëve të aktit të pavarësisë, përfaqësues të forcave politike, por dhe qytetarë ishin sot në pranishëm në ceremoninë e kësaj feste. Ceremonia ka nisur në orët e para të mëngjesit nën tingujt e bandës frymore të qytetit, ndërsa më pas u kryen homazhe në Memorialin “Dëshmorët e Kombit”.
Fier
Java e pavarësisë në Fier, e cila ka qenë e mbushr me aktivitete të shumta fesrive, ka kulmuar në Ditën e Pavarësisë, me ngritjen e flamurit pranë bustit të kryebashkiakut të parë të qytetit Tonc Kilica. Në nder të 103-vjetorit të Pavarësisë, është zhvilluar një ceremony e veçantë edhe në teatrin Bylis, ku mes të ftuarëve, ishte edhe kreu I frupit parlamentar të PS, Grams Ruçi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com