Ja si u gjet 14 kg drogë, Pretenca: 
21 vite e 6 muaj burg Mirit e Xhafës

Ja si u gjet 14 kg drogë, Pretenca: <br />21 vite e 6 muaj burg Mirit e Xhafës
TIRANË - U arrestuan në flagrancë teksa trafikonin 14 kg kanabis drejt Kosovës, Prokuroria e Krimeve të Rënda Kërkon 21 vite e 6 muaj burg për dy të rinjtë Romeo Miri dhe Aldo Xhafa.

Sipas Prokurorisë dy të rinjtë kishin blerë drogën në Lazarat dhe do ta dërgonin atë në Prishtinë për ta tregtuar, e faktuar, kjo dhe me gjurmët e gishtave të gjetur në 36 pakot e kanabisit të paketuar ku rezultojnë shenjat e dy të ndaluarve.

Gjatë dëshmisë së tyre të rinjtë kanë mohuar të kenë dijeni për drogën e gjetur në makinën e tyre, por në përgjimet ambjentale ata kanë folur lirshëm me njëri tjetrin duke treguar dhe të gjitha mënyrën se si kishin blerë e më pas fshehur hashashin në makinë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme

Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme