TIRANE - Ka disa raste gazetarësh që punojnë në karrierën e tyre vetëm për t'u bërë politikanë. Disa ia kanë arritur, të tjerë jo. Nuk njohim proceset e kësaj metamorfoze në qenien njerëzore, por shohim pasojat e rënda që kjo lë në individë të caktuar. Ja, shihni në këtë video deputetin e Partisë Socialiste, ish-gazetarin Alfred Peza.
Shihni hermetizmin e tij, dëshirën për të thënë, por të mos thënë ato që nuk i di. I nevojitet të duket mik i Blushit dhe i Ramës, por bën sikur nuk mund të thotë gjë që në të vërtetë nuk di asgjë përtej asaj që thotë.
Dhe shihni si respekton gazetarët e terrenit, që kalojnë orë të tëra në pritje të deklaratave politike apo për të mësuar diçka më shumë rreth zhvillimeve të rëndësishme për vendin.
Por si u përgjigjet Peza gazetarëve, pasi kishte rënë dakord më parë me ta për të folur për "negociatat"? Peza dëshiron të duket si negociator, por nuk e ka këtë tagër e s'ka si ta ketë. Dëshiron të flasë para gazetarëve por i rekomandon të shohin emisionin e Fevziut dhe nëse nuk e shohin, janë "të kompleksuar ndaj kolegëve të tjerë".
Po ish-gazetari Alfred Peza, tani politikan, nga ç'komplekse vuan vallë?
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45