TIRANE- Jo të gjithë ata persona të cilët japin informacione për policisë, mund të përfitojnë edhe shpërblimet që janë vënë në dispozicion për marrjen e të dhënave. Pasi Policia e Shtetit jep zakonisht shpërblime në shuma të ndryshme për zbardhjen e ngjarjeve ku autorët janë larguar, ekziston edhe një procedurë e përcaktuar se, kujt do ti paguhet edhe shpërblimi i marrë. Zakonisht personat të cilët kanë marrë shpërblime për dhënien e informacioneve të sakta, janë mbajtur anonimë, kjo edhe për shkak të punës së policisë por edhe për të mbrojtur informatorët.