Ja skema e kurthit, 2 vëllezërit
Aliko autorë të vrasjes së efektivit
Video/ Dëshmitë e para të banorëve

Ja skema e kurthit, 2 vëllezërit<br />Aliko autorë të vrasjes së efektivit<br />Video/ Dëshmitë e para të banorëve
LAZARAT - Vrasja e policit te RENEA-s ka qenë një kurth I parapërgatitur. Sipas dëshmisë të një gruaje për hetuesit lidhur me këtë ngjarje, vrima në murin rrethues nëpërmjet të cilit vrasësit kanë qëlluar mbi patrullat e policës, është hapur në 04:00 të mëngjesit, pra vetëm 5 orë para atentatit.
 
Në pamjet e fokusura nga kamera te televizionit A1Report duket qarte vrima e hapur nga killerat për të qëlluar me snajper dhe në të njëjtën kohë për të qenë më të mbrojtur.
 
vrima me logo

Hetuesit e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë identifikuar sot në orët e para të mëngjesit pika të sakta nga ku është qëlluar mbi efektivët e RENEA-s një ditë më parë në Lazarat, ku nga një plumb me snajper gjeti vdekjen speciali Ibrahim Basha dhe mbetën të plagosur 2 kolegë të tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Ibrahim Basha, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj
 
Vrasësit kanë qëlluar nëpërmjet një vrime të hapur në një mur rrethues: policia tashme e ka prova se pozicioni për snajper është përgatitur 5 orë para atentati. Konkluzioni është që sulmi ndaj patrullave të policisë ka qenë një kurth, e ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një kurth me pagesë.

Pjesë e kurthit kanë qenë edhe të shtënat me armë zjarri që kanë filluar rreth orës 02:00 e kanë vijuar gjatë gjitha natës. Ku gjatë hetimeve janë konstatuar 10 vatra të shtënash dhe policia ka gjetur mbi 100 gëzhoja plumbash të kalibrave të ndryshëm.

gzhojat me logo

Pas të shtënave në ndihmë të policisë në Lazarat kanë shkuar forcat e FNSH me dy autoblinda dhe një makinë Volswagen nga ku doli efektivi, Ibrahim Basha me dy kolegët e tij, të cilët u bënë edhe objektiv të vrasësve.
 
Fakti se killerat qëlluan vetëm në drejtim të automjetit Volswagen dhe jo blindave tregon se kanë qenë të mirëpërgatitur dhe me synim për të goditur efektivët e policisë.
 
Ibrahim Basha bashkë me dy kolegët e tij të tjerë kishte mbërritur në vendngjarje me një autokolonë të RENEA-s: dy mjetet e para ishin të blinduara, i treti ku udhëtonte ai bashkë me Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj ishte një furgon blu Volkswagen pa asnjë lloj mbrojtje anti-plumb.

autokolonat me logo

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda 2 personat kryesorë të grupit prej 21 vetësh që hapën zjarr me policinë dhe akuzohen si autorë të vrasjes me dashje të specialit të RENEA-s Ibrahim Basha janë vëllezërit Albjon dhe Alban Aliko. 

Albjon dhe Alban Aliko
(Në foto vëllezërit Albjon dhe Alban Aliko)

Në mesditë babai i vëllezërve, Adil Aliko ka bërë dhe një negociatë telefonike për dorëzimin e djemve të tij Policisë së Shtetit, por gjithçka ka dështuar pasi ata nuk kanë pranuar dorëzimin.
 
Grupi hetimor sqaron se veç murit rrethues që dyshohet se është përdorur nga të rinjtë si një front për të qëlluar mbi policinë janë identifikuar dhe 10 vende të tjera në të cilat janë gjetur gëzhoja armësh dhe municione. Dhe tregon pikërisht itinerarin qe vrasësit kanë ndjekur bashkë me bashkëpunëtorët e tyre për tu larguar nga vendi i vrasjes, duke vazhduar së qëlluari.

Pamjet që shihni me rreth të kuq realizuar sot në mëngjes nga gazetari i A1Report Dashamir Biçaku dhe operatori Mirsal Hajdarmataj i përkasin murit rrethues të banesës në hyrje të Lazaratit, nga ku u qëllua me snajper në drejtim të furgonit nga personat e shpallur në kërkim.

vrima polici me logo


Sipas Prokurorëve në këtë skenë krimi dhe 10 vendet e tjera që janë gjetur gëzhoja armësh, i përkasin një kurthi të mirëmenduar më parë nga të rinjtë për të futur brenda rrezes së zjarrit uniformat e policisë e cila sapo është futur në fshat ka rënë në breshërinë e armëve.
 
Pjesë e ekzaminimit është bërë dhe furgonin i policisë me targë MB 060 AA në të cilin udhëtonin efektivët e RENEA-s mes tyre Ibrahim Basha, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

fugoni policis me logo


Provat materiale të sekuestruara nga hetuesit në këto vendngjarje janë 100 gëzhoja automatiku kallashnikov, një granatë dore si dhe një armë e ftohtë thikë.

municionet lazarat me logo

Po ashtu është bërë e mundur të sekuestrohet dhe kjo kamionçinë pasi sipas uniformave blu ky mjet është përdorur nga personat e shpallur në kërkim për të bllokuar rrugën hyrëse që lidh qendrën e Lazaratit.
 
kamioni me logo

Ndër ekzaminimet që po kryhen në terren janë dhe ato për gjurmët e barutit të mbetura në rrobat dhe trupin e të ndaluarve nga policia, për të parë nëse këta shtetas kanë përdorur apo qëlluar me armë prej të martës në mbrëmje kur nisi shkëmbimi i zjarrit në fshatin Lazarat.
 




Përleshja e armatosur mes policisë dhe "grupit te zjarrit", rikthehet kur ka kaluar një vit nga superaksioni i Policisë së Shtetit në këtë fshat për çrrënjosjen e lëndëve narkotike që i kishin vënë Lazaratit etiketimet e një fshati rebel e republikë të kanabisit. 

Njoftimi i Policise per ngjarjen ku humbi jeten efektivi

Te kapurit nga aksioni i Policise ne Lazarat
Zhaklin Dërxho                                                 
Gurim Skënderi
Albon Meçi                                                                        
Denis Mahmutaj
Rustem Mahmutaj                                         
Xhuljano Nuri
Fatmir Gërveshi                                                               
Sinan Rabaj
Jeton Kalemi                                                     
Sevo Shurdhi
 Xhuljan Malo                                                   
Gerald Bime
Xhemil Gjolleshi                                                               
Eligent Basha

Ora 20:10 Policia rrethon shkollën 9-vjeçare pranë fshatit Kordhoc
Në kuadër të kontrollit të çdo banese apo godine për kapjen e personave të dyshuar që kanë qëlluar mbi policinë kur mbeti i vrarë edhe efektivi i policisë Ibrahim Basha dhe dy kolegë të tij të RENEA-s mbetën të plagosur. 



Ora 19:35 Ndalohen Klodian Selimi dhe Aleksandër Basha
Policia e Lazaratit në kuadër të aksionit për kapjen e personave që qëlluan mbi policinë dhe vranë efektivin Ibrahim Basha ka shoqëruar  Klodian Selimin dhe Aleksandër Bashën për t’i marrë në pyetje të ngjarjes. 

Ora 19:07 Policia: 45 të shoqëruar, 18 janë lënë të lirë, të tjerët hetohen
Policia e Shtetit bën me dije se në lidhje me ngjarjen Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në këto momente janë dorëzuar, kapur dhe shoqëruar nga RENEA gjatë kontrolleve në banesa  në Lazarat sot 44 persona.

Policia sqaron se nga 45 personat e shoqëruar nën arrest janë vetëm 2, 18 janë liruar, ndërsa 24 personat e tjerë janë duke u marrë në pyetje për përfshirje ose jo të mundshme në ngjarje.
 
Gjithashtu policia thekson se po vijohen veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

Ora 12:00 Bushi për A1 Report: 2 efektivët e plagosur në Lazarat në gjendje të mirë shëndetësore, s’kanë plumba
Dy efektivët e plagosur dje në Lazarat, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj janë në gjendje të mirë dhe asnjëri prej tyre nuk ka plumba. Këtë e ka konfirmuar Gjovalin Bushi, Drejtor i Spitalit të Traumës në një intervistë për A1 Report. Ai tha se dy të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse psikologjikisht janë të tronditur nga ajo që kaluan. 
 
Janë në gjendje të mirë nuk kanë pasur shqetësime gjatë natës. Perlati mund të largohet në shtëpi me shërbim ambulator. Nuk ka plumb asnjëri nga të plagosuri. Perlati ka dëmtim në kokë. Dyshohet nga skafandra. Jetmiri ka mbeturina të llamarinave. Janë në gjendje të mirë shëndetësore, por kuptohet që kanë edhe një tronditje të rëndë psikologjike nga ajo që kaluan”, - tha Bushi.


 
Dy efektivët e forcave RENEA, të cilët mbetën të plagosur gjatë aksionit të djeshëm në Lazarat për kapien e grupit të armatosur që ndodhej në fshat u sollën me helikopter në Spitalin e Traumës pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitej shumë e rëndë. Nga ky operacion humbi jetën kolegu i tyre, Ibrahim Basha i cili ndodhej në të njëjtën makinë me dy të plagosurit, kur u godit me plumb në kokë nga persona brenda fshatit të Lazaratit.

Ora 11:30 Babai i të arrestuarit Sevio Shurdhi:  Djali im nuk është i përfshirë, nuk i njohim personat në listë
Filip Shurdhi, babai i Sevo Shurdhi njërit prej 14 personave të kapur nga Policia e Shtetit,  në një lidhje telefonike për studion e lajmeve të A1 Report tha se ishte befasuar kur kishte mësuar nga mediat se djali i tij ishte në listën e të kërkuarve nga Policia si i dyshuar si pjesë e “Grupit të zjarrit” të Lazaratit dhe ishte arrestuar.

Ai tha se nuk kishte qene në shtëpi kur kishte mësuar lajmin dhe se djali i tij dy ditë më parë ka qenë në Tiranë. “Ma kanë marë djalin në befasi pa asnjë faj.  Sot në mëngjes na është kontrolluar edhe banesa”, tha ai.



Pyetjes nëse ai dhe djali i tij i njihnin 20 personat e tjerë të listës së shpallur nga Policia e Shtetit, Shurdhi u përgjigj se as ai dhe as djali i tij nuk i njihnin ata persona.  “Ne kemi shumë halle të tjera”, - tha ai , pasi në 2007 policia i kishte arrestuar një djalë dhe tashmë i arrestuan edhe djalin tjetër. “Ne kemi halle sepse në 2007 na kanë marë njërin djalë dhe tani na morën tjetrin. Nuk i njohim fare", - tha Shurdhi.

Zhvillimt gjate dites se pare te aksionit

Ora 21:00 Policia nderpret aksionin ne Lazarat, shkak erresira
Forcat e RENEA-s kanë ndërprerë operacionin në Lazarat duke dalë nga fshati për t'u rikthyer në orët e para të mëngjesit. Mësohet se shkak i ndërprerjes së operacionit është errësira dhe rritja e rrezikshmërisë nga ky operacion. Por fshati do te jete gjate gjithe nates i rrethuar dhe blindur nga policia, ku pritet qe te perdoren edhe kamerat termike si dhe pajisjet e tjera teknologjike te dhuruara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ndërkohë bëhet e ditur se do të vijojnë të jenë të pranishme postblloqet e ngritura në hyrje të Lazaratit.
 
Ora 20:05 RENEA arreston personin e pare nga grupi i zjarrit, 1 u vetedorezua
30-vjecari Sinan Rabaj nga Lazarati eshte personi i pare qe kapet nga grupi i te armatosurve te cilet kete mengjes hapen zjarr ndaj policise. Me heret u vetedorezua Eligent Basha.



Ora 19:37 Vetëdorëzohet një nga të dyshuarit
21-vjeçari Eligent Basha ka qenë i pari që është vetëdorëzuar pas bërjes publike nga policia të emrave të dyshuar si të përfshirë në grupin e zjarrit që qëlloi mbi policinë duke vrarë efektivin e RENEA-s Ibrahim Bashën dh e u plagosën e edhe dy të tjerë.

Ora 19:05 Nis ndërhyrja e policisë: Dorëzohuni ose qëllojmë për të vrarë
Forcat Speciale Renea pak minuta më parë nisën mësymjen në Lazarat. Trupat e para kanë hyrë në fshat. Policia duket e vendosur ta çojë operacionin deri në fund për të kapur të gjithë personat e armatosur që sulmuan policinë. Mësohet se nëse grupi i armatosur do t’i kundërpërgjigjet bluve me armë, policia është e vendosur të përgjigjet për t’i asgjësuar.




Ora 18:45 Ja 21 pjesetarët e grupit të zjarrit në kërkim
Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme. 

Janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat. 

Shtetasin e shpallur në kërkim janë: 

Arbion Aliko, 20 vjeç 
Alban Aliko, 18 vjeç 
Bervin Basho., 22 vjeç 
Edmond Boci, 48 vjeç 
Zhaklin Derxho, 18 vjeç 
Xhuljano Nuri, 22 vjeç 
Gurim Skënderi, 29 vjeç 
Xhemal Gjini, 18 vjeç 
Fatmir Gërveshi, 20 vjeç 
Gerald Bime, 17 vjeç 
Jeton Kalemi, 21 vjeç 
Rustem Mahmutaj, 20 vjeç 
Albon Meçi, 20 vjeç 
Denis Mahmutaj, 19 vjeç 
Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç 
Sinan Rabaj, 30 vjeç 
Eligent Basha, 21 vjeç 
Albi Mahmuti 
Sevo Shurdhi 
Endush Aliko 
Ani Hiri. 

gerlad, zhaklin, alban, albion

Policia e Shtetit ju bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve  si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë. 

Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.



Ora 15:40 Tahiri: Ata që guxuan të qëllojnë mbi policinë do të marrin dënimin më të pashembullt
Një gjuhë të ashpër ka përdorur ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndaj grupit kriminal në kërkim i cili vrau gjatë aksionit policor për kapjen e tyre efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat. “Ata që guxuan të qëllojnë mbi policinë do të marrin përgjigjen më të pashembullt”, u shpreh ministri ndërsa la ambientet e drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.
 
Duke e cilësuar një akt banditesk dhe terrorist, ministri Tahiri tha se për të mos lejuar përsëritjen e situatave të tilla, Policia është e gatshme të bëjë gjithçka përballë garantimit të sigurisë për çdo qytetar.
 
“Janë momente të vështira për Policinë e Shtetit, por kam besim që solidariteti i çdo shqiptari shkon për punonjësit e policisë që edhe në këto momente po vënë jetën në rrezik. Të gjithë ata që kanë qëlluar me armë ndaj policisë do marrin përgjigjen më të pashembullt. Ne jemi shumë të gatshëm të bëjmë gjithçka për të garantuar që shteti ligjor të vihet në çdo centimetër katror të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye jemi të vendosur të mos tolerojmë në asnjë mënyrë që terroristë të tillë të shkaktojnë të tilla situata. Të gjithë ata që kanë qëlluar kundër policisë do marrin përgjigjen e duhur ligjore. I kam bërë thirrje banorëve të Lazaratit, kjo edhe vjet, dhe e bëj përsëri; për tu solidarizuar me Policinë e Shtetit. Ne besojmë se banorët e ndershëm janë krah për krah me Policinë e Shtetit”, u shpreh Tahiri.



Ministri gjeti rastin t’i bëj apel opozitës që të lërë akuzat dhe të vihet krah policisë.
 
I bëj thirrje përfaqësuesve politikë në Tiranë e Gjirokastër të mos përdorin gjuhë me dy kuptime, por të dënojnë pa asnjë ekuivok këtë krim dhe të rreshtohen në krah me Policinë e Shtetit”, përfundoi ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Ora 15:20 Policia pika kontrolli në hyrje të Lazaratit
Policia ka zbarkuar në fshatin e Lazaratit për të kapur grupin e armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s gjatë aksionit të mëngjesit. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje të fshatit të Lazarat për të kaluar në sitë të gjitha automjetet që kalojnë dhe për të shmangur kalimin e personave të dyshimtë.



Në një transmetim të drejtpërdrejt nga këto pika A1 Report përcolli për të gjithë shikuesit atë se çfarë po ndodh në Lazarat në kohë reale.



Ora 10:50 Efektivët e plagosur Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj
A1 Report mëson se dy efektivët qe mbeten te plagosur si pasojë e të shtënave nga grupi i armatosur në Lazarat jane Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

jetmir isaj
( Në foto Jetmir Isaj, efektivi i Renea-s i plagosur )

Perlat Hamitaj me logo
( Në foto Perlat Hamitaj, efektivi i Renea-s i plagosur )


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë