TIRANE- Blendi Topalli ish-drejtori i një banke në Bilisht dhe Ervin Xhaçi, një administrator i një pike bastesh sportive njëherësh dhe televizioni kabllor në këtë qytet, kanë arritur të organizojnë një super vjedhje në bankë, ku shifra mendohet se është 2 milion e 533 mijë euro.
Pjesa e madhe e transaksioneve bankare është bërë nëpërmjet llogarive që ishin të rregjistruara në emër të lotos sportive, ndërkohë pjesë e skemës kanë qënë dhe disa klientë të kësaj lotoje, duke xhiruar një pjesë të shumave financiare.
Bëhet fjalë për vjedhjen e llogarive të 57 klientëve të bankës të cilët kanë pasur depozitat e tyre në lek dhe euro. Sipas prokurorisë së Korçës një pjesë të këtyre parave janë investuar duke u blerë apartamente dhe troje, ndërkohë që pjesa tjetër është luajtur baste sportive në pikën e llotove që adminsitrohej nga Xhaçi.
Hetimet kanë zbuluar se Topalli ka blerë një apartament në Bilisht, duke e kaluar atë në emër të dy kushërinjve të tij Erind Çollaku dhe A.Hysi. Momentalisht kjo pronë është sekuestruar me urdhër të prokurorisë. Të njëjtin fat ka pasur dhe një pronë tjetër e blerë në bankë.

(Foto: Majtas Kimet Hoxha; djathtas Ervin Xhaçi)
4 bashkëpuntorët
Në këtë skemë abuzimi janë implikuar dhe katër punonjës të tjerë të filialit të kësaj banke në Korçë, të cilët janë Fioralba Andrea, Loren Ballço, Kimet Hoxha dhe Julian Kosho,ndaj të cilëve prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga hetimet e kryera është provuar se personat e sipërcituar në bashkëpunim dhe me drejtorin Topalli dhe Ervin Xhaçin, kanë kryer dhjetëra transaksione, duke tërhequr paratë nga llogaritë bankare të 57 klientëve dhe më pas i kanë shpenzuar duke investuar në pasuri të ndryshme dhe luajtur baste sportive.
Llogaritë e shokëve
Më konkretisht nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Blendi Topalli, shumën prej 2.5 milion euro e ka tërhequr duke përdorur transfertat e paligjshme nga llogaritë e klientëve, në llogari të personave të njohur të tij,(shokë) dhe pjesën më të madhe të kësaj shume ai e ka tërhequr duke e transferuar në llogari të shtetasit Ervin Xhaçi, të afërmve të tij, shokëve të tij apo në llogari të të afërmve të shokëve të Ervinit.
Në çdo rast që janë tërhequr shumat e lekëve, direkt nga llogaritë apo nëpërmjet transferimit tek të tretë, përfitues të shumave kanë qënë shtetasit Blendi Topalli dhe Ervin Xhaçi. Këto veprime shtetasi Blendi Topalli, ka mundur t’i realizojë si rezultat i konsumimit të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” nga ana e punonjësve shtetasve Loren Ballço, Kimet Hoxha, Julian Kosho dhe Fioralba Andrea. Të cilët në asnjë rast nuk kanë kryer në përputhje me ligjin detyrën e tyre për të verifikuar identitetin e personit që paraqitej për të kryer transfertën apo tërheqjen dhe duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të madh financiar.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com