"Kështu që është një thriller, është frikshëm dhe nuk ka lidhje politike. Ka një bazë në përgjithësi më ecurinë që ka ndodhur por më shumë është një gjë që është fiksion. Do ketë edhe disa aspekte nga 97, disa aspekte nga çfarë ka ndodhur me hashashin në rajon dhe në Evropë por në fund të fundit besoj se në fillim do jenë disa amerikanë që do jenë të këtij jo shqiptarët. Do të bëjmë diçka ku shqiptarët janë heronj që është diçka më pozitive dhe do bëjmë të tjerët të jenë të këqij", shprehet ai për Report TV.
Crawford thotë se trupa e aktorëve do të përfshijë edhe emra të njohur, nga Amerika Italia e Rusia mes të cilëve edhe Raul Bova. Filmi do të shfaqet në vitin 2017 ndërkohë që xhirimet do të nisin në gushtin e këtij viti.
"Përpiqemi të mbarojmë të gjithë dokumentet që duhet të bëjmë se kemi investuar dhe nga Shqipëria dhe nga Zvicra dhe nga Amerika dhe kemi aktorët nga Amerika disa nga Shqipëria, disa nga Gjermania, disa nga Rusia dhe disa nga Italia", tha Crawford.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)