Ja sulmet më të rënda terroriste
që kanë tronditur Francën në vite

Ja sulmet më të rënda terroriste<br />që kanë tronditur Francën në vite
Sulmi i fundit terrorist në Paris të Francë është më tragjiku, por ky vend ka qenë objektiv i disa sulmeve në vite. Ju sjellim një përmbledhje të sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Francë në vite. 

1.Sulmi në Olimpiadën e Mynihut, 1972
Të vdekur: 11
Në shtator 1972, gjatë Olimpiadës së Mynihut, 11 atletë izraelitë u vranë nga grupi terrorist palestinez “Shtatori i Zi”. Sportistët u morën peng nga terroristët dhe u ekzekutuan pas dështimit të negociatave për lirimin e tyre.
 
2.Sulmi në Vjenë, 1981
Të vdekur: 2; Të plagosur:30
Dy të rinj palestinezë ekzekutojnë dy shtetas austriakë si dhe plagosin 30 të tjerë. Ekstremistët ishin anëtarë të organizatës terroriste, Abu Nidal.
 
3.Sulmi ndaj ushtarëve izraelitë në Liban, ’82
Të vdekur: 162; Të plagosur 95
Dy shpërthime vetëvrasëse të kamionëve bombë ndaj ushtarëve izraelitë në Tiro të Libanit, shkaktuan vdekjen e 103 izraelitëve dhe 59 libanezëve dhe u plagosën 95 të tjerë.
 
4.Ambasada e SHBA në Bejrut, 1983 
Të vdekur: 62
Në 18 prill të vitit 1983, një sulm vetëvrasës me bombë në ambasadën amerikane në Bejrut, kryeqytetin libanez, shkaktoi vdekjen e 63 njerëzve, kryesisht punonjës të ambasadës, pjesëtarë të CIA-s dhe ushtarakë amerikanë.
 
5.Bombardimi i kazermave të SHBA, Liban, 1983 
Të vdekur: 241; Të plagosur 161
Më 23 Tetor të 1983 në Liban, dy bomba me telekomandë, arritën të futeshin brenda perimetrit të vendit të Kombeve të Bashkuara ku ishin të vendosur trupat parashutiste franceze. Shpërthimi rezultoi në vrasjen e 241 ushtarakëve amerikanë.
 
6.Ambasada e SHBA në Bejrut, 1984 
Të vdekur: 24
Më 20 shtator 1984, grupi militant islamik “Hezbollah”, me mbështetje nga Republika Islamike e Iranit, kreu një atentat me makinë-bombë ndaj ambasadës amerikane në Liban. Sulmi vrau 24 persona.
 
7.Bomba në “El Descanso”, Madrid 1985
Të vdekur: 18; Të plagosur: 82
Një bombë e vendosur në restorantin “El Descanso”, në Madrid, i mori jetën 18 shtetasve spanjollë dhe plagosi 82 të tjerë.
 
8.Atentatet në Romë dhe Vjenë, 1985
Të vdekur: 23; Të plagosur: 139
Roma dhe Vjena, kryeqytetet e Italisë dhe Austrisë, do të tronditeshin nga shpërthimet me bomba në 27 dhjetor të vitit 1985. Shtatë terroristë arabë sulmuan dy aeroportet me armë dhe granata. Nga këto dy atentate u vranë 23 shtetas, përfshirë edhe 4 terroristë si dhe u plagosën 139.
 
9.Atentati në Sinagogën e Stambollit, 1986
Të vdekur: 22
Në 6 shtator të 1986-ë, persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të Sinagogës së Stabollit, gjatë kohës që aty po kryhej shërbesa fetare “Shabbat” e komunitetit hebre, duke shkaktuar 22 të vdekur.
 
10.Skoci, 1988
Të vdekur: 270; Mbijetuar: Asnjë
Një avion i kompanisë ajrore “Pan Am”, u rrëmbye nga një grup terrorist i njohur si Organizata Terroriste Siriane dhe u rrëzua në qytetin Lokerbi, në Skoci. Bilanci: 270 të vdekur.
 
11.Sulm me bombë më Tel Aviv, 1989
Të vdekur: 16; Të plagosur: 27
Tel Avivi do të tronditej nga sulmet terroriste. Një atentat me bombë në një autobus do t’i merrte jetën tragjikisht 16 civilëve, mes të cilëve dhe dy shtetas kanadezë dhe një amerikan.
 
12.Sulmi ndaj CIA-s, në Virgjinia, 1993 
Të vdekur: 2; Të plagosur: 3
Sulmi i parë terrorist në tokën amerikane, është ai i 25 janarit të 1993, kur ekstremisti Mir Qazi, sulmoi selinë e Agjencisë Qendrore e Zbulimit (CIA), duke vrarë 3 punonjës dhe plagosur 3 të tjerë.
 
13.Sulmi në Kullën Veriore, Nju Jork, 1993
Të vdekur: 6; Të plagosur: 1040
Në 26 shkurt të 1993, një shpërthim në Kullën veriore i mori jetën 6 personave dhe plagosi rëndë 1040 të tjerë. Qëllimi ishte që të rrëzohej Kulla Veriore dhe nga shembja e së cilës do të rrënohej edhe Kulla Jugore.
 
14.Masakra e “Lid Beit”, Izrael, 1995 
Të vdekur: 22; Të plagosur: 69
Në 22 janar 1995-ës, një shpërthim vetëvrasës me bombë nga 2 palestinezë të veshur si ushtarë izraelitë, i mori jetën 20 izraelitëve. Atentati ndodhi në kryqëzimin “Lid Beit”.
 
15.Bombardimi i anijes ushtarake, USS COle, 2000
Të vdekur: 17; Të plagosur: 39
Në tetor të vitit 2000, një bombë hodhi në erë anijen ushtarake USS Cole. Sulmi i Al Qaedas mori jetën 17 ushtarakëve amerikane dhe plagosi 39 të tjerë.
 
16.Sulmet e 11 shtatorit 2001
Të vdekur: 2 993; Të plagosur: 8 900
Sulmet terroriste të 14 viteve më parë në Qendrën Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork me 2 993 të vdekur dhe mbi 8 900 të plagosur, mes tyre shumë të gjymtuar, kryesojnë atentatet e përgjakshme të kryera në perëndim nga terroristët islamikë. Militantët e Al-Qaedës arritën të rrëmbenin katër avionë, dy prej të cilëve i përplasën në Qendrën Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork.
 
17.Shpërthimi me bombë në Bali, 2002
Të vdekur: 202; Të plagosur: 209
Një shpërthim me bombë në një klub nate, në ishullin turistik të Balit, Indonezi, shkaktoi vrasjen e 202 turistëve të huaj, por edhe vendas, duke përshirë 88 australianë, 38 indonezianë, dhe njerëz nga më shumë se 20 kombësi të tjera.
 
18. Sulm me bombë në Izrael, 2002
Të vdekur: 17; Të plagosur: 43
Në 5 qershor të vitit 2002, një atentat me bombë ndaj një autobusi me ushtarë izraelitë, shkaktoi 17 të vdekur, pjesa më e madhe e tyre ushtarë si dhe 43 të tjerë u plagosën.
 
19.Sulmi në Stamboll, 2003
Të vdekur: 27; të plagosur: 400
Në vitin 2003, në Konsullatën Britanike në Stamboll dhe degët e bankës gjermane, HSBC u kryen sulme, ku u vranë 27 persona, ndërsa 400 vetë u plagosën.

20.Sulmi në Beslan, Rusi, 2004
Të vdekur: 366; Të plagosur: 747
Në 1 Shtator të 2004, dhe kryengritës çeçenë morën nën kontroll një shkollë në Beslan, Rusi, duke mbajtur peng 1100 persona, 777 prej tyre fëmijë. Ekstremistët vranë 366 persona.
 
21.Sulmi në Madrid, 11 mars, 2004    

Të vdekur 191; të plagosur: 1 800
Rreth 10 bomba hodhën në erë 4 trena në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Shpërthimet e fuqishme i morën jetën 191 shtetasve si dhe plagosën mbi 1 800 të tjerë.
 
22.Londër, 2005
Të vdekur: 52; Të plagosur: 700
Militantët e Al-Kaedës në vitin 2005, kryen sulme vetëvrasëse me bomba në metronë e Londrës ku u vranë 52 persona dhe 700 të tjerë u plagosën.
 
23. Shpërthimet në Bagdad, 2010
Të vdekur: 51; Të plagosur: 78
Gjatë sulme kamikaze të militantëve të shtetit të Irakut, shkaktuan vdekjen e 51 personave në një kishë katolike siriane në Bagdad, gjatë meshës. Nga ky sulm mbetën të plagosur ose të gjymtuar 78 të tjerë.
 
24.Shpërthimi në metronë e Moskës, 2010
Të vdekur: 40; Të plagosur: 100
Shpërthimet vetëvrasëse u kryen nga dy gra gjatë orëve të para të mëngjesit, në dy stacionet e metrosë së Moskës, me rreth 40 minuta interval në mes. Të paktën 40 vetë u vranë dhe mbi 100 mbetën të plagosur.
 
25.Shpërthimi në aeroport, Moskë, 2011
Të vdekur: 35; Të plagosur: 130 
Rusia do të tronditej edhe në 2011-ën, nga një tjetër sulm i ekstremistëve. Në janar të këtij viti, një shpërthim kamikaz në aeroportin më të madh në Rusi, i mori jetën 37 personave, ndërsa 130 të tjerë u plagosën rëndë.
 
26.Maratona e Bostonit, SHBA, 2013
Të vdekur: 3; Të plagosur: 264
Bombardimi i maratonës së Bostonit ishte një sulm terrorist, kur dy bomba të vendosura në tenxhere me presion, shpërthyen gjatë maratonës, në 15 prill, 2015. Në këtë sulm u vranë 3 persona si dhe 264 të tjerë u plagosën.
 
27.“Charlie Hebdo”, 7 Janar 2015 
Të vdekur: 12 persona
Tre persona të armatosur me armë kallashnikov sulmuan revistën satirike franceze, “Charlie Hebdo”, duke lënë të vdekur 12 persona, mes tyre gazetarë, bashkëpunëtorë të revistës si dhe dy oficerë të policisë.
 
28.Sulmi në Ankara, 2015
Të vdekur: 102; Të plagosur: 400
Në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, dy bomba shpërthyen jashtë stacionit hekurudhor, duke shkaktuar 102 viktima dhe më shumë se 400 të plagosur.
 
29.Shpërthimet në Bejrut, 2015
Të vdekur: 43; Të plagosur: 240
Dy kamikazë kryen shpërthime në Bourj el-Barajneh, një zonë në periferi të Bejrutit, Liban, ku mbetën të vdekur 43 persona, ndërsa u plagosën 240 të tjerë.
 
30.Atentatet në Paris, 13 nëntor 2015
Të vdekur: 150; Të plagosur: 250
Pesë atentate zinxhirë në Paris i kanë marrë jetën rreth 150 shtetasve (bilanc paraprak) ndërsa mbi 250 të tjerë janë të plagosur, mes të cilëve 80 në gjendje të rëndë. Persona të armatosur, të identifikuar si militantë të shtetit islamik, ISIS, sulmuan restorantin “Bata’clan”, Pallatin e Koncerteve ku performonte një grup amerikan, dhe kryen një shpërthim pranë stadiumit “Stade de France”, ku zhvillohej ndeshja miqësore Francë-Gjermani. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë botën. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh