Ja super-projekti i rrugës Orikum-Himarë, Gjiknuri: Së shpejti nis dhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka prezantuar projektin për ndërtimin e rurgës Orikum-Himarë. Siç mund ta shihni dhe në vide, është një super-projekt për këtë rrugë mjaft të rëndësishme, që lidh një sërë zonash në jug. Gjithashtu, ministri Gjiknuri foli dhe për Aeroportin e Vlorës, duke premtuar se brenda disa muajsh do të nisë ndërtimi i këtij aeroporti. 

Gjiknuri i bëri këto deklarata gjatë turit për llogaridhënien publike të qeverisë në Bashkinë Vlorë, ku zhvilloi dëgjesa publike së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. 

Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal te projektet në infrastrukturë, ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës "1 miliard për rindërtim".

“Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi.

Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.

“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.

Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë.

“Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milion euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PLASI MUTI ...: 13/05/2018 12:34

    PO LUNGOMARJA QE KENI LENE 10 PERRENJ ME MUT QE DERDHEN NE DET KUR DO BEHEN FILTRAT....?????????????????????????????!!

    Përgjigju
  • jorgo: 13/05/2018 08:42

    Ore ju kelyshet e Saliut, pse nuk e beri Saliu kur erdhi ne pushtet rrugen, sa rruge ka bere Saliu, dhe sa Rama, he beni bilancin, turp tju vije, e per me teper qe imperialistet revizionist na kane bere dhe bllokade, por megjithate pushteti inë e çan bllokaden me hashash.

    Përgjigju
  • Çentrale: 12/05/2018 18:19

    Opo lëre tunelin, po mbaroni Tiranë Vlorë se se keni mbaruar akoma

    Përgjigju
  • Labi: 12/05/2018 14:32

    Dhe mua m pelqeu ky filmi bukur shum Po lidhni njeher ate rrugen e fieri me ate cop q u ka ngel se bat 8 vjet na i ncit jeten pasaj na tregoni keto vidio t bukura i filloni njeher se per t mbaruar ma mer mendja 2030 mbaron projekti

    Përgjigju
  • emri: 12/05/2018 12:14

    Shume film i bukur. Di gje njeri te me thote se ç'behet me By-passin e Fierit, se kemi te pakten 7 vjet qe presim. Na doli shpirti cdo behar. llafe nga Sala, llafe nga Rama. Kur do mbaroje, pas luftes se trete boterore?

    Përgjigju
    • Klodi: 12/05/2018 23:47

      Zoteri komentues kot e keni eshte gjithmone faji i Saliut....

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë