Ja surpriza që mori Bes Kallaku
për ditëlindje...nga 'skifterja'

Aktori i humorit Bes Kallaku, mori shumë gjëra për përvjetorin e tij të 30-të. Mori urimin dhe dashurinë e gjithë fëmijëve të jetimores "Zyber Hallulli", me të cilët zgjodhi edhe të festojë, mori urime pafund nga ndjekësit dhe dashamirësit e tij, dhe sigurisht që mori dashuri nga familjarët dhe partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Xhensila përveçse i dedikoi një shkrim shumë emocionues në Instagram të fejuarit të saj, i bleu dhe një tortë të bërë me porosi vetëm për të. Një çantë 'Gucci' të mbushur me para, të cilës i kishte bashkangjitur me humor urimin: "Skifter, edhe 100. T'rujt Kisha e Laçit. Nga skifterja ër' ejjj."

Besit duket se i ka pëlqyer shumë kjo surprizë pasi e publikoi në Facebook. "Faleminderit o dashuri që përshtatesh me mua mrekullisht", ka shkruar futbollisti mbi foto.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione